MAQEDONI E VERIUT- Një shpërthim i madh ka ndodhur në qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut ku fatkeqësisht kanë mbetur të vdekur 50 persona.
Mësohet se zjarri ka shpërthyer në një lokal ku përveç numrit të lartë të viktimave, ka dhe dhjetëra persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz. Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë./Radar.al


