Automjeti i kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë u sulmua me lëndë plasëse mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00.
Persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi të vogël eksplozivi në makinë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.


