Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shpërndau 111 materiale me përmbajtje s*ksuale me të mitur, Prokuroria dërgon për gjykim një person

    February 11, 2026
    Shpërndau 111 materiale me përmbajtje s*ksuale me të mitur, Prokuroria dërgon për gjykim një person

    FIER-Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një person të akuzuar se ka shpërndarë dhe ruajtur materiale me përmbajtje seksuale me të mitur në disa platforma të rrjeteve sociale. Bazuar në njoftimin e prokurorisë, mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I.M., i cili, sipas hetimeve, ka shpërndarë në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje seksuale me të mitur në platformat si: “Mobile Streaming”, “TikTok” dhe “Pinterest.com”.

    Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka miratuar kontrollin personal dhe të banesës së të dyshuarit, si dhe sekuestrimin e dy aparateve celularë “smartphone”, duke lejuar edhe aksesin për kontrollin e të dhënave të ruajtura në to. Nga ekspertiza tekniko-kompjuterike e pajisjeve të sekuestruara janë zbuluar 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur, në moshë 10–12 vjeç.

    Sipas hetimeve, materialet ishin siguruar nga burime të ndryshme, përfshirë komunikime “chat”, navigim në internet si dhe përmes aplikacionit “Telegram”, nga ku dyshohet se janë shkarkuar pjesa më e madhe e tyre.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim, shtetasin I.M për veprën penale “Pornografia”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 117 të Kodit Penal.

    Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1433 të vitit 2025, regjistruar mbi bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, u evidentua se i pandehuri I.M kishte në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale si “Mobile Streaming, Tik Tok, Pinterest.com” në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur në internet.

    Me kërkesë të prokurorisë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kontrolli personal dhe i banesës për autorin e dyshuar pandehurit, si dhe sekuestrimi i aparateve celular “Smartphone”, së bashku me të drejtën mbi hyrjen dhe inspektimin e të dhënave në këtë pajisje elektronike për qëllim të veprës penale “Pornografia”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 117 të Kodit Penal.

    Nga ekspertiza tekniko-kompjuterike për dy aparatet celular “Smartphone” të sekustruar nga kontrolli personal i të pandehurit, u arrit të zbulohen një numër i konsiderushëm foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur në internet, me fëmijë në moshë të prezumuar 10-12 vjeç.

    Hetimi ka zbuluar gjithashtu se këto materiale pornografike me të mitur kishin burime të ndyshme nga të cilat ishin ruajtur në memorien e pajisjeve elektronike, konkretisht nga komunikime “Chat” të instaluara në telefon, nga navigimi i përdoruesit në internet dhe imazhe të fiksuara direkt nga ekrani i celularit. Në total janë gjetur 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur, të cilat kryesisht janë shkarkuar nga aplikacioni “Telegram”.

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin integritetin fizik, psikik dhe mirërritjen e fëmijëve, në çfarëdo mekanizmi të kryerjes dhe shpërndarjes së veprimeve abuzuese me fëmijët./Radar.al 

    111 foto Prokuroria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.