TIRANË– Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se deri më tani 51.357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit
Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë
Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër


