Operacionet plastike janë kthyer në “modë” kohët e fundit dhe si rrjedhojë shumë figura të njohura por jo vetëm, zgjedhin të bëjnë ndërhyrje.
Teksa fansat i pyesin se “cili është çelësi i bukurisë së tyre?” ata bien në heshtje.
POR jo pak herë ndodh që “të palarat” e VIP-ave i nxjerrin në pah ata që u kanë dhënë shërbimin, në këtë rast kirurgët.
I njëjti rast ndodhi dhe me këngëtaren e shumënjohur, Demi Moore.
Më parë fansat e saj spekulonin se ajo i ishte nënshtruar një operacioni estetik, por në vitin 2007 Demi mohoi thashethemet për operacione plastike.
Aktorja mendohet se iu nënshtrua një operacioni estetik me vlerë 330,000 dollarë (300 mijë euro), duke përfshirë implantet e gjoksit, një ndërhyrje në hundë dhe procedura të shumta kundër plakjes.
Dr. Mark Solomos, një kirurg estetik, zbuloi se fytyra dhe trupi i Demit tregonin se ajo filloi operacionin në moshë të re, ndaj zbuloi se ajo kishte bërë zmadhimin e buzëve, botoks, operacion me lazer dhe rinoplastikë.
“E gjitha kjo është e dukshme në zonën e hundës. Rrudhat janë minimale, gjë që nuk është e zakonshme për ata që nuk përdorin ndonjë formë përtëritjeje”, tha ai.



