Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbulohet një shpellë 70 metra e thellë në Llogara, eksploruesit gjejnë eshtra kafshësh të egra

    Trump nën presion nga këshilltarët ushtarakë, CNN zbulon debatet për Iranin

    Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat ngjiten deri në 34°C

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Shpenzimet sipas funksioneve 2025, ulen për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë

    November 7, 2024
    Shpenzimet sipas funksioneve 2025, ulen për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë
    Foto ilustruese

    TIRANË– Fondet që financojnë programet dhe funksionet e qeverisë nga buxheti vit pas vit vijnë në rritje në vlera nominale, por disa funksionime marrin më pak ose më shumë fonde në raport me totalin e shpenzimeve që planifikohen të kryhen gjatë një viti.

    Një tabelë që shoqëron projektbuxhetin 2025 tregon se funksionet e mbrojtjes sociale që zakonisht janë pagesat e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe papunësinë vitin që vjen do të zënë 27.8 % të shpenzimeve totale buxhetore nga 29.3 për qind që pritet të zënë këtë vit. (shiko grafikun e mëposhtëm). Shpenzimet për shëndetësinë do të zënë 9.2 % të shpenzimeve totale nga 9.4 për qind në buxhetin fillestar 2024.

    Gjithashtu shërbimet e përgjithshme publike marrin 6.9 për qind të totalit të shpenzimeve nga 7.5 % këtë vit. Funksioni më rritjen më të madhe të financimit në raport me madhësinë e buxhetit 2025 janë “Çështjet ekonomike që më 2025 marrin 9.6% të shpenzimeve totale nga 7.9% që pritet të jenë këtë vit.

    Fondet për funksionet e “Strehimi dhe komoditetet ndaj komunitetit” do të zënë 4.4 % të shpenzimeve totale me 2025 nga 4 % që zënë këtë vit. Financimi i mbrojtjes që përfaqëson shpenzimet për ushtrinë do të financohem me 4.5 për qind të shpenzimeve totale, në të njëjtat nivele si më 2024.

    Shpenzimet për rendin dhe sigurinë vijnë me rritje. Ato do të zënë 6% të shpenzimeve të përgjithshme publike vitin që vjen nga 5.6% këtë vit. Kapaciteti financiar i qeverisë në buxhetin e shtetit është rritur konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit, por përfitimet nuk po shpërndahen në mënyrë të drejtë me qytetarët për shërbime më të mira arsimore, shëndetësorë dhe të ardhura për shtresat në nevojë.

    Vitin që vjen shpenzimet buxhetore planifikohen 823 miliardë lekë (8,2 mld euro) vlerë kjo 87 për qind më e lartë se në vitin 2014 ku kapaciteti për të shpenzuar ishte 438 miliardë lekë (3,5 mld euro) më kursin e atëhershëm të këmbimit. Të përllogaritura në euro buxheti publik u rrit shumë se dy herë, por në anën tjetër sektorët e arsimit të shëndetësisë dhe skema e pensioneve po përfitojnë gjithnjë e më pak nga rritja e të ardhurave.

    Buxheti i shtetit përveçse në është rritur në vlerë po lehtësohet nga borxhi publik dhe subvencioni i skemës së pensioneve. 2024-a ishte viti i tretë radhazi ku borxhi publik përveçse ka pësuar ulje në raport me PBB-së shënoi rënie edhe në vlerë. Subvencioni për skemën publike është gjithashtu në rënie si në vlerë edhe në raport me PBB-në me 2025 në raport me 6 vite me parë./MONITOR

    mbrojta sociale shëndetësia Shpenzimet sipas funksioneve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbulohet një shpellë 70 metra e thellë në Llogara, eksploruesit gjejnë eshtra kafshësh të egra

    July 26, 2026

    Trump nën presion nga këshilltarët ushtarakë, CNN zbulon debatet për Iranin

    July 26, 2026

    Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat ngjiten deri në 34°C

    July 26, 2026

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.