Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në qendër të Laçit, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në Tiranë

    “Do t’ju vijmë papritur”, Dashnor Sula paralajmëron bizneset pas skandalit me ushqimet

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shpenzimet për arsimin: Si të përfitoni zbritjen tatimore dhe rimbursimin në DIVA!

    May 7, 2025
    DIVA 2024 u plotësua nga 127,3 mijë individë, 10% më pak nga sa kishin detyrimin

    Individët e punësuar dhe personat fizikë nga zbritja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve të moshës nën 18 vjeç nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave (DIVA) do të kenë mundësi të përfitojnë jo vetëm ulje tatimore, por edhe të kërkojnë rimbursim nga tatimet në rastet e tepricës kreditore.

    Audituesi ligjor Julian Saraçi thotë se e drejta për përfitim rimbursimi bëhet për rastet kur të punësuarit dhe biznesi rezulton me tepricë kreditore.

    “Në rastet kur pas dorëzimit të deklaratës në 31 mars 2026 (DIVA për të punësuarit ose deklarata e biznesit për personat fizikë) rezulton tepricë kreditore nga këto zbritje mund të kërkohet për rimbursim.

    Sipas Nenit 75 të ligjit nr. 9920, nëse tatimpaguesi ka paguar më tepër tatim, administrata tatimore fillimisht përdor shumën e tepërt për të shlyer detyrime të tjera të papaguara.

    Me miratimin me shkrim të tatimpaguesit, pjesa e mbetur ose i rimbursohet brenda 30 ditëve kalendarike ose kalohet për të mbuluar detyrimet e ardhshme”, shpjegon audituesi ligjor Julian Saraçi.

    Ndërsa për sa i përket zbritjeve vjetore të shpenzimeve për arsimim në praktikë, kjo nënkupton që një familje me dy fëmijë të moshës nën 18 vjeç mund të përfitojë deri në 96,000 lekë zbritje për shpenzimet arsimore të fëmijëve dhe deri në 100,000 lekë për arsimin, nëse i plotëson kushtet që të ardhurat vjetore të jenë nën 1,2 milionë lekë, duke ulur ndjeshëm tatimin e përgjithshëm që duhet të paguajë.

    Këto ndryshime vijnë si pjesë e Aktit Normativ nr. 7, datë 14.12.2023 të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili parashikon mbështetje fiskale për familjet përmes dy përfitimeve kryesore.

    Sipas dispozitave të reja që hyjnë në fuqi më 1 janar 2025, përfitimet për individët do të jenë 48,000 lekë në vit zbritje nga baza tatimore për çdo fëmijë nën 18 vjeç, pa kufizim të të ardhurave; 100,000 lekë në vit zbritje për shpenzimet e dokumentuara për arsimimin e fëmijëve, por vetëm për individët me të ardhura vjetore nga punësimi më pak se 1,2 milion lekë.

    Këto zbritje nuk do të aplikohen çdo muaj në pagë, por vetëm një herë në vit, kur plotësohet deklarata DIVA për të ardhurat personale.

    Zbritjet do të bëhen përmes deklaratës vjetore DIVA, e cila dorëzohet për vitin tatimor 2025 deri më 31 mars 2026.

    “Përveç zbritjeve standarde, parashikohet edhe një kompensim prej 48,000 lekësh për çdo fëmijë në ngarkim deri në 18 vjeç, si dhe deri në 100,000 lekë për shpenzimet e arsimit të fëmijëve, me kusht që të ardhurat vjetore të tatueshme të mos e kalojnë kufirin prej 1,2 milionë lekësh”, thotë audituesi ligjor Julian Saraçi.

    Këto zbritje mund të kërkohen vetëm nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, përmes deklaratës vjetore të të ardhurave (për individët) ose deklaratës së tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi (për personat fizik). Për këtë kërkohen dokumente justifikuese, si certifikata familjare, kontrata me institucionet arsimore dhe faturat e pagesës./Monitor/

    Arsimi Julian Saraçi Rimbursimi i shpenzimeve tatimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në qendër të Laçit, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në Tiranë

    April 22, 2026

    “Do t’ju vijmë papritur”, Dashnor Sula paralajmëron bizneset pas skandalit me ushqimet

    April 22, 2026

    Los Angeles kufizon përdorimin e ekraneve në shkolla, masa e parë e këtij lloji në SHBA

    April 22, 2026

    Trump: Mund të rifillojnë bisedimet me Iranin brenda pak ditësh

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.