Leo Mesi shpallet lojtari i vitit 2024 në Amerikë. Sulmuesi argjentinas fitoi çmimin më prestigjioz për lojtarë.
Por argjentinasi nuk e fshehu pengun, që nuk ia doli të fitojë kampionatin me Inter Majemin, e nuk shkoi në finale për fitimin e titullit.
“Do doja ta merrja këtë çmim në një situatë tjetër duke luajtur në finalen e së shtunës. Por ky është futbolli. Kishim një ëndërr të bëheshim kampionët e MLS këtë vit. Nuk ndodhi. Por vitin tjetër do të kthehemi më të fortë dhe do e provojmë sërish”, u shpreh Mesi.


