Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Shoqatat e Transportit letër ministrave: 450 linjave u rrezikohet shërbimi nga java tjetër

    April 10, 2026

    Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së kostove nga shtrenjtimi i çmimit të karburantit dhe mungesës së reagimit institucional për dhënie kompensimi, nga java e ardhshme rrezikohet ndërprerja e shërbimit për rreth 450 linja të sektorit.

    Shoqata e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar ditën e sotme me një tjetër letër, ministrave të Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, kërkojnë ndërhyrje urgjente për dhënie të kompensimit.

    Në mungesë të reagimit institucional, ku prej ministrive pas takimit të mbajtur më 1 Prill u premtua për një tjetër takim që ende nuk është zhvilluar, operatorët thonë se nuk do të mund të përballojnë vazhdimin e aktivitetit.

    Kërkesa kryesore e operatorëve mbetet dhënia e kompensimit, duke zbatuar skemën e ngjashme me atë të vitit 2022. Prej shoqatave të transportit në takimin e 1 Prillit është propozuar masë kompensimi për naftën në vlerën 100 lekë për litër.

    Në total në vend për gjithë sektorin e transportit publik janë të licensuar rreth 235 operatorë për 450 linja të rregullta.

    “Në vijim të takimit të zhvilluar më datë 01.04.2026, ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve dhe përfaqësuesve të sektorit të transportit publik, po ju drejtohemi sërish në emër të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas dhe Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, për të kërkuar informacion lidhur me ecurinë e shqyrtimit të kërkesave tona, si dhe për të kërkuar ndërhyrje të menjëhershme emergjente në mbështetje të këtij sektori.

    Deri në këtë moment, pavarësisht problematikës së rënduar dhe urgjencës së situatës, nuk është zhvilluar takimi vijues i premtuar për tu mbajtur me datë 07.04.2026 , nuk kemi marrë asnjë reagim zyrtar, informacion konkret apo qëndrim institucional mbi mënyrën se si do të trajtohen kërkesat e paraqitura prej nesh dhe mbi masat që parashikohen për të ndihmuar operatorët e transportit publik. Kjo mungesë informacioni dhe mungesë reagimi po e rëndon më tej pasigurinë financiare dhe operacionale të subjekteve që ushtrojnë këtë veprimtari.

    Siç është bërë e qartë edhe gjatë takimit, sektori i transportit publik ndodhet në një situatë tejet të vështirë ekonomike, si rezultat i rritjes së ndjeshme të kostove operative, në veçanti të karburantit, mirëmbajtjes, pjesëve të këmbimit dhe detyrimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me ofrimin e shërbimit.

    Në mungesë të një ndërhyrjeje të shpejtë dhe konkrete nga ana e institucioneve përgjegjëse, operatorët nuk do të kenë mundësi financiare për të përballuar vazhdimin normal të aktivitetit nga java e ardhme. Për rrjedhojë nese institucionet nuk reagojnë, siç e theksuam edhe me lart, nga java e ardhshme do të vihet seriozisht në rrezik vijimësia e shërbimit publik për qytetarët.

    Për këtë arsye, kërkojmë që të na vihet në dispozicion, në mënyrë sa më të shpejtë, një informacion i qartë mbi hapat që po ndërmerren nga institucionet përkatëse në lidhje me kërkesat tona, si dhe mbi afatet konkrete brenda të cilave pritet të ketë një vendimmarrje. Zvarritja e kësaj çështjeje për një kohë të pacaktuar e bën situatën të papërballueshme dhe e çon sektorin drejt pamundësisë reale për të garantuar shërbimin.

    Ritheksojmë se kërkesa jonë kryesore, e paraqitur edhe pas takimit të parë, lidhet me nevojën për miratimin e një pakete emergjente mbështetëse, konkretisht me vendosjen e një mekanizmi të kompensimit financiar për karburantin sikurse VKM nr.225, dt 13.04.2022,  në një nivel që të reflektojë rritjen reale të kostos dhe të mundësojë stabilizimin e menjëhershëm të situatës. Një masë e tillë është thelbësore për të shmangur reduktimin e flotës, uljen e frekuencës së shërbimit dhe përkeqësimin e mëtejshëm të funksionimit të transportit publik.

    Sektori i transportit publik përfaqëson një shërbim me rëndësi të veçantë publike dhe sociale. Për pasojë, mosndërhyrja në kohë nuk prek vetëm operatorët ekonomikë, por cenon drejtpërdrejt interesin publik, qytetarët përdorues të këtij shërbimi dhe funksionimin normal të jetës urbane dhe ndërurbane. Për sa më sipër, kërkojmë:

    Informim të menjëhershëm zyrtar mbi ecurinë e shqyrtimit të kërkesave tona pas takimit të datës 01.04.2026;

    Përcaktimin e një qëndrimi konkret institucional lidhur me masat që do të merren për mbështetjen e sektorit;

    Ndërhyrje urgjente për miratimin e një pakete mbështetëse emergjente, me qëllim shmangien e kolapsit financiar të operatorëve dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimit publik”, theksohet në letrën e shoqatave.

    Po a shtu shoqatat e transportit publik theksojnë nevojën edhe të trajtimit të kërkesave fiskale me qëllim lëhtësimin nga kostot, përfshirë akcizën, taksën e qarkullimit dhe TVSH-në./MONITOR

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    June 5, 2026

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.