Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi në Zelandën e Re.
Mediat e huaja kanë raportuar se policia ka mbyllur gabimisht një 11-vjeçare në një spital psikiatrik, pasi mendohet se e kanë ngatërruar atë me një vajzë të zhdukur.
Burimet bëjnë me e mitura po kalonte një urë në qytetin verior Hamilton, kur një makinë policie e identifikoi atë si një paciente 20-vjeçare, e cila ishte larguar nga spitali psikiatrik.
Policia e çoi vajzën në spital, ku ajo u shtrua në një njësi të kujdesit intensiv psikiatrik. Një infermiere këmbënguli se ajo ngjasonte me një fëmijë.
Pas refuzimit të marrjes së barnave të ofruara nga stafi, vajzës iu injektuan medikamente antipsikotike dhe ajo kaloi më shumë se 12 orë në spital.
Disa orë më vonë policia e kuptoi gabimin dhe lajmëroi familjarët e saj për ta marrë.


