Gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:30 është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi K. Xh., 52 vjeç në lagjen “29 Nëntori”, Fier.
Sipas hetimeve të kryera, në trupin e 52-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë
Ditën e djeshme, rreth orës 16:30 shtetasi K. Xh., 52 vjeç është gjetur nga familjarët, i pajetë, në banesën e tij, në lagjen “29 Nëntori”. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


