Një ngjarje shokuese mësohet të ketë ndodhur në Maliq, ku një 71-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Nga hetimet paraprake, policia ka vënë në pranga shtetasin P. L., 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras me akuzën e abuzimit seksual ndaj 9-vjeçares.
Njoftimi i Policisë
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin P. L., 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. T., 37 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec, pasi u kap në fshatin Proptisht, Pogradec, duke transportuar me furgon, 10 m sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda drusore dhe furgoni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


