Shoferët e kamionëve në Francë kanë bllokuar autostradën kryesore në shenjë proteste ndaj vendosjes së taksës mbi automjetet e tonazhit të rëndë, një vendim që u mor gjatë vitit 2017.
Taksa e cila kushton 15 cent për kilometër, ka si synim uljen e kalimit tranzit në aksin kryesor të rajonit, ku çdo ditë kalojnë rreth 10 mijë kamionë.
Shumë prej tyre vënë në përdorim autostradën A35 të Alsasës për të shmangur pagimin e taksës ekologjike në autostradat gjermane.
Por kompanitë të cilat punojnë në industrinë e transportit shprehen se vendosja e kësaj takse do të kërcënojë shumë biznese.
“Bizneset tona kanë marzhe shumë të ulëta, ndaj sapo të aplikohet taksa, ne do të prekemi direkt sepse nuk kemi hapësirë për të manovruar”, tha Frédéric Reinheimer, transportues.


