Një helikopter sportiv mësohet se u rrëzua në det, buzë plazhit në Marina di Minturno të Italisë dhe për pak sa nuk shkaktoi tragjedi për pushuesit.
Ngjarja ndodhi në Latina, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe fatmirësisht në plazh kishte pak pushues që u bënë edhe dëshmitarë.
Sot u publikuan edhe pamjet e momentit të aksidentit ajror, teksa shihet mjeti fluturues që kalon mbi vijën e plazhit ku ndodhen disa pushues e më pas rrëzohet aty ku dallgët puthiten me bregun./ La Repubblica


