MALIQ– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një inxhinier nga Kosova shkoi për të punuar në hidrocentral.
Nga burimet bëhet me dije se një 58-vjeçar nga Kosova, i cili punonte si inxhinier në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit, ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në punë.
Burimet bëjnë me dije se 58-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar infarkt. Trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko-ligjore./Radar.al


