Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shkatërrohet banda e “skifterëve” në Verona, arrestohen 4 shqiptarë për grabitje në seri

    December 23, 2025

    Policia italiane ka çmontuar një bandë të ashtuquajtur “skifterë” në qytetin e Veronës, duke arrestuar katër shtetas shqiptarë, të dyshuar për një seri vjedhjesh të mirëorganizuara në banesa dhe biznese. Operacioni u konfirmua këtë të hënë, më 23 dhjetor, nga Prokuroria Publike dhe Policia e Shtetit në Itali.

    Të arrestuarit, të moshës nga 25 deri në 28 vjeç, dyshohet se vepronin si një grup i strukturuar kriminal, i cili ishte kthyer në shqetësim për banorët e zonës për shkak të rritjes së ndjeshme të vjedhjeve gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

    Hetimet u nisën nga Seksioni i Krimeve kundër Pronës i Policisë së Veronës, pas evidentimit të një modeli të përsëritur veprimi. Agjentët identifikuan një automjet që përdorej në të gjitha rastet, duke arritur në përfundimin se vjedhjet kryheshin nga i njëjti grup.

    Sipas policisë, banda vepronte kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Dy anëtarë qëndronin në makinë për të kontrolluar zonën, ndërsa dy të tjerë hynin në banesa, të pajisur me mjete speciale për thyerje. Ata ngjiteshin në ballkone, hapnin dritaret me forcë dhe, në komunikim të vazhdueshëm me bashkëpunëtorët përmes radiove, kontrollonin banesat në kërkim të sendeve me vlerë. Në disa raste, ata hapnin edhe kasaforta me mjete të specializuara.

    Çdo grabitje zgjaste nga 5 deri në 15 minuta. Më 19 dhjetor, pas kryerjes së dy vjedhjeve në Via Oliosi dhe Via Cristoforo Colombo, njëra prej të cilave përfshinte marrjen e një kasaforte me bizhuteri ari dhe para cash, grupi u ndalua nga policia në zonën e Gardës, pranë vendit ku ata qëndronin përkohësisht.

    Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti kasafortën e vjedhur, bizhuteri, para të gatshme, si edhe mjete të shumta për thyerje, përfshirë një çelës fleksibël me disqe dhe tre radio komunikimi. Bastisja e banesës ku qëndronin çoi në sekuestrimin e sendeve të tjera me vlerë, që dyshohet se janë produkt i grabitjeve të mëparshme.

    Të katër të arrestuarit rezultojnë me precedentë penalë për krime kundër pronës. Ata janë dërguar në burgun “Montorio” në Verona dhe ndodhen në dispozicion të prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e grabitjeve të tjera të ngjashme.

    grabitje shqiptare Verona
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.