Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Si vdiq Hulk Hogan? Mbyllen hetimet, zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së legjendës së WWE

    Gjurmët e gjakut dhe kamerat “tradhtojnë” autorin e dyshuar, si u fsheh trupi i Eglant Koçit pas takimit fatal me shokun

    “Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Shifrat/ Reali i Madridit ka një problem me… penalltitë

    March 29, 2025
    Shifrat/ Reali i Madridit ka një problem me… penalltitë

    Në Madrid te Reali kanë problem me… penalltitë. Jo aq serioz sa sezoni i kaluar, por vazhdon të mbetet një shqetësim.

    Në sezonin 2023-2024, “los blancos” shënuan vetëm diçka më shumë se 50% të gjuajtjeve nga 11 metrat. Në këtë sezon, shifrat janë pak më shumë se 70%. Këto janë rekordet më negative që nga sezoni 2008-‘09, një vit përpara se Kristiano dhe Benzema të kalonin te Reali, ku iu bashkuan Serxhio Ramosit si tre specialistët e mëdhenj të penalltive në historinë moderne të Madridit, atë të gjashtë titujve të Champions League në 10 vjet.

    Jo shumë larg janë sezonet 2018-2019 dhe 2019-2020, në të cilat madrilenët nënshkruan një rekord 100% saktësie me 12 gola nga 12 penallti të ekzekutuara. Në këto dy sezone, Ramos shënoi 15 penallti pa gabuar asnjë, po aq sa Benzema (tetë) dhe Bale (një). Në total, 24 penallti të përsosura, siç ishte rekordi i sezonit pasardhës, 2020-2021, ndonëse me atë rast u realizuan vetëm pesë goditje: tre nga Ramos, një nga Karim Benzema dhe një nga Hazard.

    RËNIA – Që atëherë, efektiviteti i Realit nga pika e bardhë ka ardhur në rënie. Në sezonin 2022-2023, pa Benzemanë, saktësia zbriti në 77% (14 nga 18); në sezonin 2021-2022, ende me francezin, ishte në 75% (12 nga 16). Megjithatë, sezoni më i keq ishte sezoni i kaluar, me pesë gola nga nëntë penallti (55.5%), me dy gabime nga Hoselu (nga tre goditje), një nga Modriç dhe një nga Rodrigo. Vinicius (tre gjuajtje) dhe Bellingam (një) shënuan.

    Këtë sezon përqindja e realizimeve të sakta është rritur edhe pse duket larg standardeve të një skuadre si Madridi. Gabimi i Vinicius në “Metropolitano” në Ligën e Kampioneve, ishte i katërti i sezonit nga sulmuesit e Real Madridit (71.4% nga dhjetë goditje). Mbape humbi dy (radhazi, kundër Liverpulit dhe Bilbaos; Vini ka tre nga katër dhe Bellingam një nga dy. E vërteta është se pas largimeve të Kristianos, Ramos dhe Benzema nga klubi, Madridi nuk ka gjetur ende një specialist të besueshëm nga njëmbëdhjetë metra./PanoramaSport

    Fiter Bajrami/ Kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit

    Reali i Madridit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Si vdiq Hulk Hogan? Mbyllen hetimet, zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së legjendës së WWE

    June 10, 2026

    Gjurmët e gjakut dhe kamerat “tradhtojnë” autorin e dyshuar, si u fsheh trupi i Eglant Koçit pas takimit fatal me shokun

    June 10, 2026

    “Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj

    June 10, 2026

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.