Një përplasje fizike mes disa punonjësve të Policisë Bashkiake ka ndodhur në Himarë, duke çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj tre efektivëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur hetimet për shtetasin J. A., 23 vjeç, si dhe për M. B. dhe V. L., të dy 49 vjeç.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e sherrit mes efektivëve, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


