Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në lagjen Grumbullimi, në Fushë-Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, një sherr për motive banale ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës, ku është plagosur i riu me inicialet M.K., banor i zonës. Ai dyshohet se është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar, gjithashtu banor i lagjes.
I plagosuri u transportua fillimisht për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.


