Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Tiranë ku 8 vajza adoleshente janë përfshirë në një sherr të dhunshëm mes tyre.
Në lidhje me këtë ngjarje mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për të gjitha vajzat e përfshira.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-për 6 shtetase të mitura, pasi në sheshin “Nënë Tereza” për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me 2 shtetase të mitura.”- njofton policia.


