TIRANË– Këtë të mërkurë në Komisionin Hetimor për Sterilizimin anëtarët e opozitës kanë paraqitur kërkesën që sot të dëshmojë kryeministri Edi Rama.
Ky dokument është firmosur nga 7 deputetët e opozitës në komision.
Mësohet se kërkesa për thirrjen e tij është bërë “në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me koncension të këtyre shërbimeve duke mbështetur e promovuar publikisht këto koncensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë”.




