Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar mbështetje të specializuar për Gardën e Republikës së Shqipërisë, njësi e përgjegjshme për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë prokurorët e SPAK-ut.
Tetë anëtarë të Gardës kanë përfunduar një trajnim të avancuar taktik, të zhvilluar nga Shërbimi Sekret i SHBA-së në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA) në Budapest.
Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Tiranë, ky trajnim synon forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe rritjen e profesionalizmit të Gardës së Republikës në mbrojtjen e personaliteteve të drejtësisë dhe qeverisë shqiptare.


