Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    Akuza ndaj ish-kreut të FBI-së, postimi “86/47” interpretohet si kërcënim ndaj Trump

    Nga Shullazi te Cukali, SPAK kërkon mbi 127 vite burg për të pandehurit e dosjes “Revanshi”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    SHBA paralajmëron Iranin në OKB: Mos na sulmo as ne, as Izraelin

    October 3, 2024
    Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit, më 2 tetor, 2024

    WASHINGTON- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin nga ky takim që të mos sulmojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

    “Veprimet tona janë mbrojtëse”, deklaroi Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. “Më lejoni të jem e qartë: regjimi iranian do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Paralajmërojmë seriozisht Iranin – dhe grupet e afërta me te – që të mos ndërmarrin veprime kundër Shteteve të Bashkuara, apo kundër Izraelit”, tha ajo.

    Ajo tha se Këshilli i Sigurimit duhet të dënojë sulmin e Iranit dhe të vendosë “pasoja serioze” ndaj Rojës Revolucionare të Iranit për veprimet e saj. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të përshkallëzimit dhe shkëmbimit të sulmeve, që sipas tij po i çojnë popujt e Lindjes së Mesme “drejt humnerës”.

    “Është e një rëndësie thelbësore që të shmangim një luftë të plotë në Liban, që do të kishte pasoja tepër të rënda”, shtoi ai.

    Ai dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit, si dhe sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut, ndërkohë që kritikoi Izraelin, për atë që e quajti, “fushatën më të përgjakshme dhe më shkatërrimtare ushtarake gjatë mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm” duke iu referuar konfliktit në Gazë pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit.

    “Është koha e fundit për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë”, deklaroi ai. “Është koha e fundit për t’u dhënë fund luftimeve në Liban… Është koha e fundit për të ndalur këtë cikël të rëndë përshkallëzimi.”

    Në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të martën, Irani justifikoi sulmin ndaj Izraelit si akt të vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së, duke cituar “veprimet agresive” të Izraelit, përfshirë shkeljen e sovranitetit të Iranit. Ndërkohë, ministri i jashtëm i Izraelit njoftoi sot se i ka ndaluar hyrjen zotit Guterres në Izrael, duke e akuzuar se është treguar i njëanshëm ndaj Izraelit.

    Ministri izraelit Israel Katz tha se Izraeli e ka shpallur zotin Guterren ‘persona non grata’. Ky vendim thellon çarjet ekzistuese ndërmjet Izraelit dhe Kombeve të Bashkuara. Izraeli po ashtu njoftoi të mërkurën se shtatë ushtarë të tij janë vrarë gjatë luftimeve në Liban. Vdekjet e tyre u bën të ditura të mërkurën, një ditë pasi Izraeli njoftoi se kishte filluar ofensivën tokësore në Liban.

    Luftimet ndërmjet ushtarëve izraelitë dhe militantëve të Hezbollahut po vazhdojnë në pjesën jugore të Libanit, sipas njoftimeve të të dyja palëve. Izraeli njoftoi se do të dërgonte më shumë trupa dhe artileri në zonën kufitare. /VOA

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara OKB SHBA WASHINGTON
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    April 29, 2026

    Akuza ndaj ish-kreut të FBI-së, postimi “86/47” interpretohet si kërcënim ndaj Trump

    April 29, 2026

    Nga Shullazi te Cukali, SPAK kërkon mbi 127 vite burg për të pandehurit e dosjes “Revanshi”

    April 29, 2026

    Zbulohet lokali i paligjshëm për baste sportive në Kombinat, në pranga një 24-vjeçar

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.