Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke njohur procesin dhe përgëzuar qytetarët shqiptarë për angazhimin e tyre demokratik.
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në deklaratën zyrtare të ambasadës.
Ky reagim vjen si shenjë mbështetjeje për zhvillimin demokratik të vendit dhe vijon qëndrimin e vazhdueshëm të SHBA-së për të qenë një aleat i fortë i Shqipërisë në rrugën e saj euroatlantike. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një mbështetës i rëndësishëm i reformave në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike në vend.


