Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    UNICEF: Dy shoferë të cisternave të ujit vri*en në Gaza gjatë shpërndarjes së ndihmave

    Manastirliu takon banorët e pallatit të djegur në Tiranë: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    SHBA-ja dhe Irani shpallin një armëpushim dyjavor

    April 8, 2026
    Donald Trump

    Pak para skadimit të ultimatumit të Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë marrë vesh për një armëpushim dyjavor. Ngushtica e Hormuzit, sipas Iranit, do të hapet për qarkullimin e anijeve me disa kufizime

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sipas deklaratave të tij, është i gatshëm të pezullojë bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për dy javë, nëse Teherani hap Ngushticën e Hormuzit. Bëhet fjalë për një armëpushim të ndërsjellë, njoftoi Trump në platformën e tij Truth Social. Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, sipas Trumpit, i kishte kërkuar atij të hiqte dorë nga sulmet e paralajmëruara ndaj centraleve elektrike të Iranit dhe infrastrukturës tjetër, shkroi Trump më tej. Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë, sipas Pakistanit.

    Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu bëri të ditur se: „Armëpushimi dyjavor nuk vlen për Libanin.” Megjithatë, Izraeli mbështet vendimin e Trumpit për të pezulluar sulmet. Përveç hapjes së Ngushticës së Hormuzit, kushti për këtë është që Irani të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet ndaj SHBA-së, Izraelit dhe vendeve të tjera në rajon.

    Konfirmim nga Teherani

    Sipas një njoftimi, Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Iranit ka miratuar armëpushimin. Njëkohësisht, ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Në koordinim me forcat e armatosura iraniane dhe duke marrë parasysh kufizimet teknike, do të mundësohet qarkullimi i anijeve, shkroi Abbas Araghtschi në një deklaratë. Megjithatë, fillimi i bisedimeve për një marrëveshje afatgjatë nuk nënkupton ende përfundimin e luftës, thuhet në mediat shtetërore iraniane.

    Trump i kishte vendosur udhëheqjes iraniane një afat deri në orën 2:00 të natës së kaluar. Më parë, ai kishte dhënë tre herë ultimatume dhe i kishte shtyrë ato çdo herë. Në njoftimin e tij më të fundit, Trump shmangu përcaktimin e një afati konkret për një marrëveshje me Iranin. Ai shkroi vetëm: „Një periudhë prej dy javësh do të mundësojë formulimin dhe përmbylljen përfundimtare të marrëveshjes.”/DW

    Irani SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    UNICEF: Dy shoferë të cisternave të ujit vri*en në Gaza gjatë shpërndarjes së ndihmave

    April 18, 2026

    Manastirliu takon banorët e pallatit të djegur në Tiranë: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

    April 18, 2026

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    April 18, 2026

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.