Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    SHBA-Iran: Raund i ri bisedimesh në Gjenevë

    February 15, 2026

    Presidenti i SHBA-së vazhdon të përshkallëzojë verbalisht konfliktin me regjimin e mullahëve. Ndërkohë, ushtria amerikane po përgatitet për një angazhim më të gjatë kundër Iranit.

    Donald Trump, e ka përshkallëzuar qëndrimin e tij në mosmarrëveshjen me Iranin mbi programet e tij bërthamore dhe raketore. Trump e bëri të qartë se ai favorizon një ndryshim të pushtetit në Teheran. Kur një gazetar e pyeti gjatë një vizite në bazën ushtarake amerikane Fort Bragg në Karolinën e Veriut, ai tha: “Kjo duket si gjëja më e mirë që mund të ndodhë”. Ai nuk tha se kush mund të pasojë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Trump thjesht deklaroi: “Ka njerëz”.

    Trump: “Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë.”

    Presidenti amerikan vazhdoi duke shpjeguar se është e vështirë të arrihej një marrëveshje me Iranin. “Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë.”Trump shtoi se frika ishte e vetmja gjë që do ta sqaronte situatën.

    Presidenti tha se udhëheqja në Teheran duhet “të na japë marrëveshjen që duhej të na e kishin dhënë herën e parë”. Uashingtoni dhe Teherani e patën negociuar  programin bërthamor të Iranit vitin e kaluar, por bisedimet ngecën. Pak para një raundi tjetër të planifikuar negociatash, Izraeli sulmoi objektiva në Iran më 13 qershor 2025. Pas më shumë se një jave më vonë, forcat e SHBA-së u bashkuan dhe bombarduan objektet bërthamore iraniane.

    “Nëse na japin marrëveshjen e duhur, ne nuk do ta bëjmë atë”, shtoi presidenti amerikan, duke iu referuar sulmeve të mundshme ndaj Iranit.

    Bisedimet me Iranin zhvillohen të martën në Gjenevë

    Sipas portalit të lajmeve “Axios”, një raund i ri negociatash mbi programin bërthamor të Iranit është planifikuar të zhvillohet në Gjenevë të martën (17.02.2026). Një delegacion amerikan, përfshirë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të takohet me përfaqësues nga Teherani në Zvicër, thuhet në raport. Të dërguarit nga Omani do të jenë gjithashtu të pranishëm si ndërmjetës. Pasdite, Witkoff dhe Kushner do të marrin pjesë në negociata tripalëshe me delegacione nga Ukraina dhe Rusia.

    Ndërkohë, sipas dy zyrtarëve qeveritarë që dëshironin të mbeteshin anonimë, forcat amerikane po përgatiten për një angazhim të zgjatur kundër Iranit në rast të një urdhëri sulmi nga Trump. Qeveria në Uashington njoftoi të premten (13.02.2026) vendosjen e një tjetër aeroplanmbajtëseje, USS Gerald R. Ford, në Lindjen e Mesme, së bashku me mijëra trupa shtesë, avionë luftarakë dhe shkatërrues.

    Në fund të janarit, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” me anije të ndryshme shoqëruese ishte vendosur tashmë në rajonin e Gjirit për të rritur presionin mbi Teheranin pas shtypjes së protestave masive.

    Objektet shtetërore dhe të sigurisë së Iranit janë gjithashtu në shënjestër të SHBA-së

    Sipas dy zyrtarëve qeveritarë, planet aktuale janë më komplekse sesa në operacionet e mëparshme. Në një operacion të zgjatur ushtarak, tani mund të jenë në shënjestër edhe objektet shtetërore dhe të sigurisë në Iran, jo vetëm infrastruktura bërthamore, tha një nga burimet e brendshme për Reuters. SHBA-ja llogarit me hakmarrje nga Irani, e cila mund të çojë në sulme të ndërsjella gjatë një periudhe të zgjatur.

    Zëvendëssekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, kur u pyet në lidhje me përgatitjet për një operacioni më të gjatë ushtarak amerikan, tha: “Presidenti Trump i ka të gjitha opsionet në tryezë në lidhje me Iranin.” Pentagoni nuk pranoi të komentojë.

    Protestë masive në kuadrin e Konferencës së Sigurisë kundër regjimit në Iran

    Sipas policisë, deri në 250,000 vetë demonstruan kundër regjimit iranian në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Shah Pahlavi, djali i Shahut, Pahlavi i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump të ndihmojë popullin iranian./DW

    Gjenevë Presidenti i SHBA Raund i ri bisedimesh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    June 15, 2026

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    June 15, 2026

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    June 15, 2026

    I dënuar me burgim të përjetshëm për vr*sje, arrestohet në Belgjikë “Gert Gjenerali”

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.