Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjurmët e gjakut dhe kamerat “tradhtojnë” autorin e dyshuar, si u fsheh trupi i Eglant Koçit pas takimit fatal me shokun

    “Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    SHBA: Besimi në legjitimitetin e zgjedhjeve në rënie

    October 29, 2024
    SHBA: Besimi në legjitimitetin e zgjedhjeve në rënie
    Ditën e parë të "early voting", votimit të hershëm, në shtetin e Xhorxhias votuan më shumë se dyfishi i njerëzve, që kishin votuar në ditën e parë të early voting në zgjedhjet e fundit presidenciale.

    Më 5 nëntor zhvillohen zgjedhjet në SHBA. Që nga viti 2020 veçanërisht te republikanët ka një mosbesim të madh ndaj rezultateve. Në shtetin e luhatur të Xhorxhias mbështetësit e Trump kontrollojnë autoritetin zgjedhor.

    Është një rekord i ri: të martën më 15 tetor, ditën e parë të “early voting”, votimit të hershëm, në shtetin jugor amerikan të Xhorxhias votuan më shumë se 310 mijë votues. Në SHBA zgjedhjet nuk zhvillohen në ndonjë të dielë apo ditë feste, por një ditë jave të zakonshme. Shpesh në këtë ditë para qendrave të votimit ka radhë të gjata. Kush nuk ka kohë të qëndrojë në radhë me orë të tëra për të votuar ditën e zgjedhjeve, në shumicën e shteteve mund të votojë disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

    Në ditën e parë në Xhorxhia votuan më shumë se dyfishi i njerëzve, që kishin votuar në ditën e parë të early voting në zgjedhjet e fundit presidenciale. Sipas Georgias Election Board  – autoritetit përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve në Xhorxhia – punonjësit zgjedhorë do të kenë shumë punë me numërimin pas 5 nëntorit. Në fund të shtatorit bordi zgjedhor miratoi një rregull, sipas të cilit fletët e votimeve në këtë shtet nuk duhet të numërohen më me makinë, por me dorë.

    Do të zgjasë pak më shumë, thotë Janelle King, një nga pesë anëtarët e Bordit Zgjedhor, megjithatë ajo nuk dëshiron që bordi “të vërë shpejtësinë mbi saktësinë”.

    Cili numëron më mirë: njeriu apo aparatura?

    Ideja se një njeri mund të numërojë më mirë dhe më saktë se aparatura, mund të jetë për disa e kuptueshme. Por nuk është e saktë për një arsye të thjeshtë, thotë Rachael Cobb, profesore e shkencave politike në Universitetin Suffolk në Boston. “Njerëzit bëjnë gabime, kjo është thjesht në natyrën njerëzore. Makineritë ndonjëherë bëjnë gabime, por ne mund t’i testojmë pajisjet, t’i kontrollojmë dhe të riparojmë atë që ka shkaktuar gabimin”, thotë Cobb në një intervistë për DW.

    Ajo hulumton zhvillimin e zgjedhjeve dhe administratën e zgjedhjeve. Në përgjithësi njerëzit bëjnë më shumë gabime, sepse ndryshe nga makinat ata dikur lodhen, thotë Cobb.

    Ndoshta kështu e pa çështjen edhe një gjyqtar, kur ndaloi numërimin manual të martën (15.10.2024). Nuk është planifikuar asnjë trajnim për zyrtarët zgjedhorë dhe ndryshimi i procedurës aq pranë zgjedhjeve do të çonte në kaos, e argumentoi gjyqtari Robert McBurney vendimin e tij. Prandaj votat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Xhorxhia do të numërohen si zakonisht me makinë.

    SHBA: Besimi në legjitimitetin e zgjedhjeve në rënie

    Këto ecejake nxjerrin në pah një problem, që shqetëson SHBA-në prej vitesh: gjithnjë e më pak amerikanë besojnë se zgjedhjet demokratike në vendin e tyre zhvillohen në mënyrë të ndershme. Një sondazh i institutit të sondazheve Gallup në shtator 2024 zbuloi se 19 përqind e pjesëmarrësve nuk kanë aspak besim as në legjitimitetin e zgjedhjeve dhe as në legjitimitetin e rezultatit të tyre. Në vitin 2004 kjo shifër ishte gjashtë për qind. Mosbesimi është më i përhapur ndër republikanët – vetëm 28 për qind besojnë se çdo gjë do të ecë në mënyrë korrekte në zgjedhje.

    Në vitin 2020 kjo shifër ishte 44 për qind. Katër vjet më parë, kur Donald Trump mundi kandidaten demokrate Hillary Clinton, një shumicë prej 55 për qind e republikanëve besonin në zgjedhje të drejta dhe të legjitime.

    “Nëse kandidati juaj fiton, ju prireni të besoni se gjithçka ka shkuar mirë në zgjedhje”, thotë Cobb.

    Që besimi republikan ka rënë ndjeshëm që nga viti 2020, vjen për shkak se Trump dhe mbështetësit e tij janë të bindur se zgjedhjet e vitit 2020 u janë “vjedhur”. Ata thonë se Trumpit iu hoq nga dora fitorja përmes manipulimit të rezultateve. Këto mite konspirative u rrëzuan nga rinumërimet e përpikta dhe nga shumë vendime gjyqësore, por Trump vazhdon të refuzojë të pranojë se ai pati humbur.

    Mbështetësit e Trump kanë shumicën në bord
    Në mesin e besnikëve të Trump, që vazhdojnë të mbështesin këtë gënjeshtër zgjedhore, janë tre anëtarë të bordit zgjedhor prej pesë anëtarësh në Xhorxhia. Kjo shumicë në këtë shtet kaq të kontestuar, ku Trump dhe rivalja e tij demokrate Kamala Harris garojnë kokë më kokë, mund të jetë vendimtare në nëntor. Para katër vjetësh Xhorxhia ishte një nga shtetet, ku rezultatet qenë aq të ngushta, saqë pati mosmarrëveshje të shumta dhe republikanët këmbëngulën për rinumërim të votave, përpara se rezultatet të mund të çertifikoheshin. Bordi Zgjedhor është i përfshirë në mënyrë të konsiderueshme në këto procese – dhe që nga maji i këtij viti shumica përbëhet nga mbështetës të Trumpit.

    Nuk mund të vërtetohet, por Cobb dyshon se përpjekja e tre anëtarëve për të vendosur numërimin manual, mund të ketë qenë një strategji politike. “Të thuash se metoda e përdorur deri tani ishte e keqe dhe duhet ndryshuar urgjentisht, ngjall mosbesim, edhe sikur metoda e re të mos jetë aspak më e mirë”, thotë politologja.

    Pas vendimit të gjykatës numërimi do të bëhet me makinë, si më parë. Por deklaratat e bordit zgjedhor mund të vënë në dyshim rezultatet në Xhorxhia, sidomos nëse numrat do të ishin kundër Donald Trump.

    Autoriteti zgjedhor i Xhorxhias dhe ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve
    A është në gjendje një ent pro Trump, përgjegjës për numërimin dhe çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të një shteti të vetëm, të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm zgjedhor? “Nëse diferenca është e madhe dhe për humbësin do të ishte e pamundur të arrinte numrin e nevojshëm të votave edhe në rast të një rinumërimi, atëherë nuk ka rëndësi nëse bordi është pro Trump”, thotë Cobb.

    Por Xhorxhia është një shtet i luhatur, një shtet ku demokratët dhe republikanët arrijnë me radhë fitoren, të cilën demokratët nën Joe Biden e morën me vetëm 0.2 pikë përqindje në 2020. Nëse rezultati i zgjedhjeve në Xhorxhia vendos përfundimisht, nëse Harris apo Trump do të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë – gjë që nuk përjashtohet – gjendja do të bëhej shumë tensionuese.

    Zgjedhjet e kaluara kanë treguar se në çdo rast në popull do të ketë njerëz, që nuk do t’i besojnë rezultatit përfundimtar zyrtar. Zgjedhjet në SHBA janë në përgjithësi të organizuara mirë, thotë Cobb. “Punonjësit zgjedhorë punojnë fort, me qëllim që në ditën e zgjedhjeve çdo gjë të shkojë siç duhet”, thekson ajo. “Ne kemi shumë ligje në këtë vend, të cilat garantojnë që identiteti i të gjithë votuesve të verifikohet, që votat e tyre të numërohen dhe synimi i elektoratit të pasqyrohet në rezultate.”/DW

    Besimi në legjitimitet SHBA Zgjedhjet ne SHBA 5 Nentor 2024
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjurmët e gjakut dhe kamerat “tradhtojnë” autorin e dyshuar, si u fsheh trupi i Eglant Koçit pas takimit fatal me shokun

    June 10, 2026

    “Ajatallohët i bashkohen zyrtarisht protestës”, Rama përplaset me Iranin: S’keni turp, gjaku i mijëra njerëzve rëndon mbi ndërgjegjen tuaj

    June 10, 2026

    Zbardhet dëshmia e kamarierit, dyshohet se Koçi është vrarë dhe groposur

    June 10, 2026

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.