Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shantazh, dhunë dhe filmime seksuale/ Dy gra tentojnë t’i japin fund jetës për shkak të të njëjtit burrë, rrëfimet tronditëse

    October 15, 2025

    Një histori tronditëse është bërë publike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një qytetare ka rrëfyer përjetimet e saj dramatike gjatë martesës me ish-bashkëshortin, të cilin e akuzon për dhunë dhe shantazh seksual.

    Historia përfshin marrëdhënie seksuale treshe të detyruara, filmime të skenave intime dhe tentativë vetëvrasjeje nga viktimat e përfshira.

    Ajo deklaron se pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore, burri i saj e detyroi të përfshihej në marrëdhënie intime me të dhe një grua tjetër. Sipas saj, ai kërkonte që marrëdhëniet të ndodhnin në prani të saj dhe të xhiroheshin me kamera, në disa raste nga vetë ajo dhe në disa raste nga e dashura e tij.

    “E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër,” – u shpreh ajo. Ajo thotë se e ka dokumentuar situatën me video që tashmë i ka vënë në dispozicion të emisionit.

    Në të njëjtën kohë, sipas saj, gruaja tjetër përfshihej nën shantazh, pasi ish-bashkëshorti e kërcënonte se do t’i tregonte burrit të saj për lidhjen jashtëmartesore.

    Ngjarjet shkuan deri në një moment të rëndë psikologjik, ku denoncuesja dhe gruaja tjetër tentuan të vetëvriteshin në malin e Dajtit, të dërrmuara nga presioni, frika dhe turpi.

    “Na kishte ardhur fundi. Shkuam për të mbyllur gjithçka, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi jetën,” – tha denoncuesja.

    I kontaktuar nga “Fiks Fare”, ish-bashkëshorti mohoi akuzat, duke deklaruar se ish gruaja, ishte ajo që e detyronte të kryente marrëdhënie me të dashurën në prani të saj. Ai e akuzon për manipulim dhe pretendon se gruaja donte të nxirrte fajtor atë për gjithçka, ndonëse kishte qenë vetë ajo që kishte tradhtuar e para.

    Ai përmendi edhe një incident ku, sipas tij, ish gruaja mori të dashurën e tij në makinë dhe e çoi deri në Dajt me qëllimin për ta sulmuar me kaçavidë – një akuzë që më pas u rrëzua nga vetë e dashura.

    Gruaja tjetër, e përfshirë në këtë trekëndësh shantazhi, tregoi se ishte vazhdimisht nën presion. Ajo thotë se shantazhohej nga ish-bashkëshorti i denoncueses me kërcënimin se do ta demaskonte tek burri i saj, nëse nuk pranonte të përfshihej në takime intime me çiftin.

    “Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika. Isha e paralizuar emocionalisht,” – tha ajo. Ajo konfirmon se kanë shkuar në Dajt, por jo për ta vrarë atë, siç pretendon burri, por sepse të dyja ishin në gjendje të rënduar emocionale.

    Përveç kësaj, denoncuesja akuzon ish-burrin se nuk i paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre 10-vjeçar. Ndërkohë, zyra e përmbarimit i kërkon asaj të paguajë për dy vajzat mbi 18 vjeç që jetojnë me të atin – edhe pse, sipas saj, ato janë në punë dhe jo vetëm në shkollë.

    Stafi i “Fiks Fare” iu drejtua zyrës së Përmbarimit për sqarim. Përmbaruesi i çështjes, Ardit Firaj, nuk pranoi të flasë, ndërsa drejtori i zyrës, Pjetër Caka, u kontaktua në telefon, por deri në momentin e publikimit të rastit nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare.

    dhune marredhenie seksuale shantazh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    April 18, 2026

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    April 18, 2026

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    April 18, 2026

    SHBA bllokon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit, tensione të forta me Iranin

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.