Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet, rikandidon në zgjedhjet e pjesshme mes hetimeve parlamentare

    Rama publikon videon: Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja, ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale

    Refuzoi të kryente marrëdhënie intime me bashkëshorten, gruaja telefonon policinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Sërish probleme me rrymë në Kosovë

    January 20, 2026
    Sërish probleme me rrymë në Kosovë

    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë (KOSTT) njoftoi se shteti po përballet me probleme të furnizimit me energji elektrike. Përmes një njoftimi më 20 janar, KOSTT tha se po përballet me vështirësi në balancimin e sistemit energjetik, për shkak të, siç u shpreh, devijimeve të mëdha midis energjisë së nominuar dhe kërkesës reale.

    Energjia e nominuar është parashikimi që bën Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) se sa energji u duhet konsumatorëve.

    “Sot, KESCO ka nominuar rreth 26.17 për qind më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar zonën e kontrollit KOSTT në jobalanca mesatare prej rreth 211 MW në orë, ndërsa në disa orë këto jobalanca tejkalojnë 260 MW në orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik”, u tha në njoftim.

    KOSTT-i kërkoi që nominimet të reflektojnë “saktë kërkesën reale” duke kërkuar korrigjim të menjëhershëm në mënyrë të që ruhet siguria e sistemit energjetik.

    “Në këtë situatë, KOSTT është detyruar që të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes”, u tha në njoftim.

    Qytetarët në Kosovë janë përballur me mungesë të energjisë elektrike edhe në të kaluarën, dhe rasti i fundit ishte në dhjetorin e vitit 2025, kur autoritetet bën thirrje për kursim të energjisë elektrike në orët e pikut.

    Kosova prodhon pjesën më të madhe të energjisë elektrike përmes dy termocentraleve të vjetra, Kosova A dhe B.

    Përmes këtyre dy termocentraleve, që funksionojnë me thëngjill, Kosova prodhon 94 për qind të energjisë, apo rreth 800 megavat në orë, ndërkaq pjesa tjetër sigurohet përmes energjisë së gjelbër, përkatësisht nga hidrocentralet, turbinat e erës dhe panelet diellore.

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se vetëm më 2025 ka ndarë miliona euro për rehabilitimin e tyre.

    Por, ish-ministri i Energjisë në Kosovë, Ethem Çeku, i tha Radios Evropa e Lirë në fund të dhjetorit 2025 se thelbi i krizës së energjisë është mungesa e investimeve kapitale në sektorin e energjisë dhe pamundësia për tërheqjen e investitorëve të mëdhenj.

    Ai i ka cilësuar investimet në këtë sektor si “arna-arna”, duke shtuar se paratë e shtetit shkojnë kryesisht në blerje të energjisë dhe kjo, sipas Çekut është politikë e gabuar.

    Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vendi ka importuar rrymë në vlerë të rreth 248 milionë eurove në periudhën janar-nëntor 2025, ndërsa ka eksportuar në vlerë të rreth 48 milionë eurove./REL

    energji elektrike mungese energjie ne kosove Operatori i Sistemit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet, rikandidon në zgjedhjet e pjesshme mes hetimeve parlamentare

    July 7, 2026

    Rama publikon videon: Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja, ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale

    July 7, 2026

    Refuzoi të kryente marrëdhënie intime me bashkëshorten, gruaja telefonon policinë

    July 7, 2026

    SPAK arreston drejtuesin e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të dro*ës, dokumentohen tre episode me mbi 2.4 tonë të sekuestruar

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.