Taulant Seferi ka gjetur golin e tij të parë me skuadrën e Bodrumsporit në Superligën Turke, i cili ka ardhur përballë Hatayspor.
Djaloshi nga Kumanova, tundi rrjetën në minutën e 27-të të sfidës, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 falë golit të Seferit.
Titullar në këtë sfidë për skuadrën e Bodrumspor, aktivizohet edhe Arlind Ajeti.


