PRISHTINË– Nuk kanë fund debatet në shtëpinë e BBVK3. Mbrëmjen e së mërkurës Mevlani dhe Gresa janë përfshirë në një debat të fortë sa i takon sjelljes së tij brenda shtëpisë, pasi jashtë shtëpisë partnerja e tij është në pritje të fëmijës dhe ish-konkurenti i përputhen do të bëhet baba.
Gresa e ka akuzuar Mevlanin se ka bërë tentativa për t’iu afruar dhe puthur, por duke mos i dhënë mundësinë që ta bëjë këtë.
“Ti ke dashur të më afrohesh dhe të më puthësh, por nuk e ke pasur mundësinë. Nëse do të kishe ardhur afër, do të kisha puthur. Madje ke kërkuar të vish dhe të flesh me mua.”– i tha ajo.
Ndërsa Mevlani e mohoi këtë duke u përgjigjur se çdo herë ka qenë i qartë që ka një grua jashtë.
“Unë nuk kam gruan xheloze, dhe nëse do, mund të vij dhe të fle me ty sonte.”-deklaroi ai./Radar.al


