Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi

    Aksident në Velipojë-Shkodër, tre të plagosura jashtë rrezikut për jetën

    I kërkoi ndërhyrje Donald Trump për Hashim Thaçi, Rama: Ende s’kam marrë përgjigje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    SBASHK-u proteston për rritje pagash dhe kontratën kolektive

    December 4, 2024

    KOSOVË– Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ka mbajtur një protestë të mërkurën në Prishtinë, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës zbatimin e një kontrate kolektive, si dhe rritje pagash për mësimdhënësit.

    Protestuesit marshuan nga Biblioteka Kombëtare drejt ndërtesës së Ministrisë së Arsimit e deri te ndërtesa e Qeverisë, duke bërë thirrje gjithashtu për përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve.

    “Qeveri realizoi kërkesat tona, parandalo veprime të tjera sindikale”, shkruhej në një pankartë të gjerë që protestuesin mbanin në ballë të protestës.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, paralajmëroi grevë të përgjithshme, nëse Qeveria e kryeministrit Albin Kurti nuk shpreh vullnet për të diskutuar për kërkesat e tyre.

    “[Ministrja e Arsimit Arbërie] Nagavci, në vend se të ulet e të na i dëgjojë kërkesat tona, ajo na etiketon kinse ne po bëjmë fushatë zgjedhore. Fajtorët kryesorë janë Albin Kurti, [ministri i Financave] Hekuran Murati, dhe Nagavci, sepse po të kishte dialog, sot ne nuk do të protestonim por do të ishim në klasa…Ne nuk përjashtojmë grevë të përgjithshme, por po ndodhi fajtor është Albin Kurti”, tha Jashari gjatë protestës.

    Ata i bënë thirrje ministres së arsimit Arbërie Nagavci t’i pranojë për të biseduar për kërkesat e tyre, duke thënë se “kur mungon dialogu, mungon demokracia”.

    Varësisht nga niveli arsimor ku punojnë dhe nga përvoja e punës, mësimdhënësit do të paguhen nga 671 euro deri në 737 euro, pas vendimit të Qeverisë për rritje pagash në sektorin publik nga janari 2025.

    Nga viti 2014 janë nënshkruar tri kontrata kolektive ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Arsimit, por ato nuk janë zbatuar kurrë plotësisht.

    Kontrata e fundit kolektive, e nënshkruar në vitin 2021, është ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Arsimit në nëntor të vitit të vitit 2022, me arsyetimin se nuk është menaxhuar siç duhet.

    Ministria kishte vlerësuar asokohe se kontrata kolektive ka pasur “probleme serioze ligjore” dhe e kishte cilësuar të “pavlefshme”.

    Por, Ministria ishte zotuar vitin e kaluar se do të nënshkruate kontratë të re kolektive pas negociatave me Sindikatën e Arsimit.

    Kontrata kolektive parasheh disa përfitime financiare për punonjësit e arsimit – nga pagesa për shujtat ushqimore apo për shpenzimet e udhëtimit deri te paga shtesë pas pensionimit.

    Me ligj, këto përfitime duhet të paguhen nga komunat, të cilat janë punëdhënës të punëtorëve të arsimit. Por, qeveritë e deritashme qendrore nuk u kanë dhënë atyre buxhet shtesë për këtë qëllim./REL

    Mesuesit ne kosove rritje pagash SBASHK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi

    April 22, 2026

    Aksident në Velipojë-Shkodër, tre të plagosura jashtë rrezikut për jetën

    April 22, 2026

    I kërkoi ndërhyrje Donald Trump për Hashim Thaçi, Rama: Ende s’kam marrë përgjigje

    April 22, 2026

    SHBA ndan NATO-n në “aleatë të mirë e të këqij”, Shqipëria në listën e favorizuar

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.