Burimet bëjnë me dije se ditën e sotme SPAK ka mbyllur hetimet në lidhje me dosjen e “SASPAC”.
Për rrjedhojë i akuzuari, ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj është dërguar për gjykim.
Kujtojmë se ndaj Ilir Beqajt rëndon akuza e korrupsionit, fshehje të pasurisë dhe mashtrimit.
Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryhen nga prokurorja Elida Kackini, për abuzimet me fondet e SASPAC.


