Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Sarkozy u hetua 5 vite në liri, Netanyahu po ashtu”, Xhafaj: Shqipëria ka numrin më të lartë të arrestimeve me burg në Europë

    October 27, 2025

    Deputeti socialist Fatmir Xhafaj solli sot në Kuvend shembuj ndërkombëtarë të hetimeve ndaj liderëve të njohur si Nicolas Sarkozy, François Fillon dhe Benjamin Netanyahu, për të theksuar rëndësinë e pavarësisë së drejtësisë dhe proporcionalitetit në masat e sigurisë.

    “Sarkozy u hetua për 5 vite në gjendje të lirë, Fillon u dënua për punësime fiktive, Netanyahu po përballet prej vitesh me akuza për korrupsion, por të gjithë në liri. Askush nuk është mbi ligjin, por rëndësi ka profesionalizmi dhe humanizmi në drejtësi”, — tha Xhafaj.

    Ai vuri në dukje se Shqipëria ka një nga raportet më të larta të paraburgosurve në Europë, me 94.6 persona për 100 mijë banorë, ndërsa më shumë se 50% e të burgosurve ndodhen në paraburgim.

    “Kohëzgjatja mesatare e paraburgimit është 253 ditë, ndërsa për gjykatat speciale shkon mbi 600 ditë. Këto tejkalojnë standardet ndërkombëtare dhe kërkojnë reflektim urgjent,” — shtoi ai.

    Xhafaj theksoi se reforma në drejtësi ka ndryshuar rrënjësisht sistemin penal, por kërkoi analizë të thelluar mbi masat e sigurisë dhe rishikim të mentalitetit institucional.

    Sipas tij, problemi nuk qëndron vetëm te prokurorët, por edhe te gjykatat, të cilat duhet të garantojnë proces të rregullt ligjor dhe të shmangin vendimmarrjet e tepruara për “arrest me burg”.

    Në fund të fjalës, Xhafaj rikujtoi një mesazh nga një ish-prokuror i përgjithshëm amerikan:

    “Prokurori nuk është për të fituar çështjen, por për të bërë drejtësi. Ai duhet të kërkojë të vërtetën dhe t’i shërbejë vetëm ligjit.”

    burgu Fatmir Xhafaj hetime Prokuroria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    June 5, 2026

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.