Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Sarajevo Safari”/ Dëshmi tronditëse për rrjetin e ‘gjuetisë njerëzore’ gjatë luftës në Bosnje

    March 17, 2026
    Pamje nga rrethimi i Sarajevës 1994

    Publikimi i librit “Snajperistët e fundjavës” nga gazetari italian Ezio Gavazzeni ka rikthyer në vëmendje një nga akuzat më të rënda të periudhës së luftës në Bosnje, të njohur si “Sarajevo Safari” – një praktikë e pretenduar ku civilët në Sarajeva shënjestroheshin si objektiva për “argëtim”.

    Sipas hetimeve të publikuara edhe nga Der Spiegel, dyshohet për përfshirjen e figurave të rëndësishme, përfshirë ish-shefin e shërbimit sekret serb Jovica Stanišić, si dhe pretendime për lidhje të mundshme me presidentin aktual të Serbisë Aleksandar Vučić.

    Rreth 30 vjet pas rrethimit të Sarajevës, Prokuroria e Milanos po shqyrton akuza se shtetas të pasur nga Evropa Perëndimore udhëtonin drejt zonave përreth qytetit për të qëlluar mbi civilë. Sipas dëshmive, viktimat më të kërkuara ishin më të pambrojturit, përfshirë gratë shtatzëna dhe fëmijët.

    Gjyqtari Guido Salvini ka deklaruar se bëhej fjalë për një sistem të organizuar mirë, ku dhjetëra apo qindra persona udhëtonin nga Beogradi drejt Sarajevës me mjete të ndryshme, përfshirë helikopterë dhe automjete terreni.

    Hetimet sugjerojnë se rreth 230 shtetas nga vende si Italia, Franca, Belgjika dhe Zvicra paguanin shuma që arrinin deri në 200 mijë marka gjermane për të marrë pjesë në këto “fundjava vrasjesh”.

    Një nga rastet më tronditëse mbetet ai i foshnjës Irina Qishic, e vrarë vetëm pak ditë pas ditëlindjes së parë, një nga rreth 1,600 fëmijët që humbën jetën gjatë rrethimit.

    Dëshmitë e ish-luftëtarëve dhe burime të tjera flasin për një praktikë të njohur mes forcave në terren, ku paralajmërohej ardhja e “snajperistëve të fundjavës”. Ndërkohë, gazetari kroat Domagoj Margetić ka ngritur akuza për përfshirjen e figurave të ndryshme serbe në këtë aktivitet.

    Raportime të tjera përmendin edhe emra si Vojislav Šešelj dhe Slavko Aleksić, ndërsa për organizimin logjistik përmendet Dragoslav Bokan.

    Deputeti boshnjak Zlatko Miletić ka deklaruar se është i bindur se këto aktivitete janë organizuar nga shërbimet serbe të sigurisë, duke shtuar se vdekja e disa dëshmitarëve kyç në rrethana të dyshimta ka penguar zbardhjen e plotë të së vërtetës.

    Bosnje Sarajevo Safari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.