Nga data 17 tetor, në kinema është rikthyer filmi “Në Kuadër të Dashurisë” me 15 minuta më shumë me skena që nuk i kishim parë më herët.
E pyetur nëse mund të ketë më shumë sesa një puthje mes saj dhe partnerit në film, Roerd Toçe, Sara Hoxha u shpreh:
“Jo, s’di gjë. Nuk e di. Jo, jo. Duhet të shkoj ta shikoj. Aty nuk në film çfarë nuk u bë. Çfarë nuk bëri babai im në film. Ndoshta s’më kanë parë duke u puthur, por do mësohen”.
Salsano më tej shtoi se në momentin kur Sara ishte e ftuar në “Portokalli” dukej shumë bukur dhe sipas tij divorci i ka bërë shumë mirë. Ja reagimi i Sarës:
“Po pra po. Kështu po më thonë”.


