Ish-missi shqiptar njëkohësisht dhe moderatorja e njohur shqiptare Sara Gjordeni, së fundmi na ka zbuluar se do të jetë pjesë e përhershme e jurisë së programit “She’s on Top”.
Përmes një Instastory në profilin e saj, Sara na surprizoi me lajmin e bukur teksa shkroi: Për shkak të gjithë dashurisë suaj në rrjet, komente dhe kërkesës së madhe të të isha pjesë e përhershme e Jurisë së She’s on Top, E diell ju dëgjoi!
Nëpërmjet këtij postimi befasues të bërë në rrjet, Sara u shfaq tejet mirënjohëse ndaj fansave dhe njerëzve që e ndjekin njëkohësisht dhe e përkrahin në rrugëtimin e saj në ekran.
Radar.al i uron shumë suksese bukuroshes Sara.



