Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bageta e 1 Majit ndez Francën, Kryeministri francez përplaset me sindikatat

    Finalizohet operacioni policor “Seeds” në Tiranë, 66-vjeçari në pranga me 1000 fara kana*isi

    SHBA miraton mbi 8.6 miliardë dollarë shitje armësh për Lindjen e Mesme, anashkalohet Kongresi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Samiti i NATO-s/ Begaj: Diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin me marrëveshjen e Dejtonit

    May 26, 2025
    Samiti i NATO-s/ Begaj: Diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin me marrëveshjen e Dejtonit
    Presidenti Bajram Begaj

    SHBA– Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Bajram Begaj po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit po mbahet në Dayton të Shteteve të Bashkuara në 30-vjetorin e marrëveshjes që i dha fund konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    FJALIMI I PRESIDENTIT BEGAJ NË TAKIMIN “RIFOKUSIMI TE PAQJA DHE PROSPERITETI NË BALLKAN”
    Dayton, 25 maj 2025:

    Tridhjetë vjet më parë, pikërisht në këtë qytet, diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin.

    Marrëveshja e Paqes e Dejtonit i dha fund një lufte të egër në Ballkan, duke mbetur një gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës.

    Historitë e dhimbshme njerëzore, konfliktet tragjike të së kaluarës dhe ato ende në zhvillim, na kujtojnë rëndësinë e paqes dhe nevojën për ta ruajtur atë.

    Ne shqiptarët e kuptojmë vlerën e paqes. E kemi përjetuar vetë pasojën e konfliktit.

    Në Kosovë, veprimi në kohë dhe vendimtar ndihmoi në shmangien e një katastrofe humanitare.
    Sot, Kosova qëndron si një shtet i ri, i pavarur, demokratik dhe funksional — një dëshmi e fuqishme e potencialit për transformim përmes sakrificës së thellë dhe dialogut të qëllimshëm.

    Shqipëria shpreh mbështetjen e saj të plotë për Marrëveshjen e Dejtonit dhe advokon me vendosmëri për integrimin euroatlantik të Bosnje-Hercegovinës.

    Teksa shënojmë këtë përvjetor të rëndësishëm, Shqipëria rikonfirmon përkushtimin e saj të fortë ndaj vlerave themelore të demokracisë, promovimit të paqes, sigurisë, stabilitetit, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

    Ne shqiptarët jemi krenarë për partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajtën një rol historik në sigurimin e paqes tre dekada më parë. Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dejtonit nuk do të ishte e mundur.

    Pa udhëheqjen amerikane, ne nuk do të kishim një Kosovë të pavarur.

    Për më tepër, rajoni ynë nuk do të kishte arritur stabilitetin e sotëm pa angazhimin e qëndrueshëm të SHBA-së.

    Ne shqiptarët e nderojmë thellësisht dhe e vlerësojmë miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara dhe jemi të përkushtuar ta forcojmë atë për brezat që vijnë.

    Shqiptarët e vlerësojnë shumë angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së në rajonin tonë.

    Shqipëria qëndron krenare si anëtare e Aleancës Euroatlantike.

    Kemi rritur buxhetin tonë të mbrojtjes dhe mbetemi të përkushtuar fuqishëm për forcimin e solidaritetit, unitetit dhe kohezionit të NATO-s.

    Ne shqiptarët e vlerësojmë thellësisht rolin thelbësor që luan Bashkimi Evropian në rajon përmes mbështetjes së tij për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, sigurisë, mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.

    Shqipëria është e nderuar të kontribuojë në këto përpjekje dhe mbetet një partnere e përkushtuar dhe e besueshme.

    Siguria e rajonit tonë nuk është e izoluar. Agresioni ndaj Ukrainës na ka treguar se sa shpejt mund të përhapet paqëndrueshmëria.
    Na kujton se liria, demokracia dhe paqja duhet të mbrohen në shtëpi dhe përtej kufijve tanë.

    Rruga përpara paraqet sfida. Por së bashku, mund t’i kthejmë këto sfida në mundësi, frikën në shpresë dhe ndarjen në unitet.

    Le të rikonfirmojmë përkushtimin tonë për Ballkanin Perëndimor — një rajon që nuk mbetet në hijen e së kaluarës, por qëndron në dritën e së ardhmes së vet.

    Tridhjetë vjet më parë, paqja u bë e mundur këtu.

    Tani është detyra jonë ta bëjmë atë të përhershme./Radar.al

    begaj Samiti i NATO-s
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bageta e 1 Majit ndez Francën, Kryeministri francez përplaset me sindikatat

    May 2, 2026

    Finalizohet operacioni policor “Seeds” në Tiranë, 66-vjeçari në pranga me 1000 fara kana*isi

    May 2, 2026

    SHBA miraton mbi 8.6 miliardë dollarë shitje armësh për Lindjen e Mesme, anashkalohet Kongresi

    May 2, 2026

    Kritikat e Merz për Trump, SHBA njofton tërheqjen e rreth 5 mijë trupave nga Gjermania

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.