Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një shofer kamioni nga Kosova

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Sali Berisha bashkohet me Edi Ramën për drejtësinë? Kryetari i PD jep përgjigjen e tij

    February 13, 2025

    Juristi Ylli Manjani deklaroi së fundmi në një dalje televizive se tashmë është momenti më i mirë që Edi Rama dhe Sali Berisha të bashkohen dhe për të bërë një analizë për ecurinë e Reformës në Drejtësi që pas krijimit.

    Por a është i gatshëm Berisha të bashkohet me Ramën për të bërë ndryshime ndaj Reformës në Drejtësi?

    I ftuar në emisionin Opinion Berisha përjashtoi kategorikisht çdo bashkëpunim me Edi Ramën për këtë çështje.

    Berisha u shpreh se për Reformën në Drejtësi do të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias dhe një referendumi popullor.

    “Në rastin më të mirë kjo përjashtohet në mënyrë kategorike që unë të bashkëpunoj me Edi Ramën, në mënyrë absolute për Reformën në Drejtësi. Do bashkëpunoj me qytetarët shqiptarë, do marr Komisionin e Venecias dhe do jetë referendumi ai që do japë përgjigje. Mbështetësi kryesor i kësaj reforme mbi tokë, sot është non grata në vendin e tij (i referohet Antony Blinken). Erdhi nga Uashingtoni dhe takoi Altin Dumanin, nuk takoi asnjë njeri nga opozita sepse ishte për Shqipëri pa opozitë. E falenderoi për arrestimin e Sali Berishës. Ka bërë takim me të. Takimi është bërë për ta falenderuar dhe e ndërmjetësonte Yuri Kim. Ky ishte njeri pa pikë dinjiteti. Kur këtij i doli dokumenti se kishte mashtruar kombin e tij me laptopin e Hunter Biden se i kishte thënë kombit të tij se Hunter Biden s’ka patur kurrë laptop, ai po të kishte minimumin e integritetit njerëzor jepte dorëheqjen”, theksoi Sali Berisha./Radar.al

    drejtesia Edi rama sali berisha spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një shofer kamioni nga Kosova

    July 28, 2026

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    July 28, 2026

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 28, 2026

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.