TIRANË-Në një kohë që na ndajnë vetëm katër ditë nga Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit duket se Partia Socialiste është mëse e sigurt për numrin e lartë të mandateve që do të marrë.
Mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” ka qenë i ftuar Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ku sipas tij Partia Socialiste do të marrë minimalisht 78 mandate deputetësh.
Blendi Fevziu: Sa ishte dyshemeja dhe tavani sipas parashikimeve tuaja?
Arbjan Mazniku: Dyshemeja është 78.Blendi Fevziu: Si, si?
Arbjan Mazniku: Dyshemeja për Partinë Socialiste është 78 mandate.
Blendi Fevziu: Tavani?
Arbjan Mazniku: Dyshemeja!
Blendi Fevziu: Po dilni mbi tavan pastaj, shkoni në oxhak.
Arbjan Mazniku: Dyshemeja është 78.
Blendi Fevziu: Pra ju mendoni që mund të merrni 78 mandate minimalisht?
Arbjan Mazniku: Minimalisht.
Blendi Fevziu: Po partitë e reja sa mund të marrin sipas jush?
Arbjan Mazniku: Partitë e reja nuk e di, mund të marrë ndoshta ndonjëra prej tyre mandat në Tiranë, por jashtë Tirane dyshoj. Numri maksimal nuk është një diferencë e madhe nga ai minimal, por sërish mbetet i konsiderueshëm.
Blendi Fevziu: Po maksimalja sa e mendoni?
Mazniku ngre kokën dhe qesh.
Blendi Fevziu: Tavani këtu është i ulët…
Arbjan Mazniku: 82-83./Radar.al
Festojnë datëlindjen të dy në një ditë, urimi i Arbanës për Eduartin: Dashuri…


