Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-komandanti i Shtabit të UÇK-së sqaron rolin e Dritan Goxhajt: Nuk ka qenë kurrë në front

    Ministri Lamallari takon kreun e Eurojust: Mbështetja për institucionet e drejtësisë, thelbësore në rrugën drejt standardeve evropiane

    Holanda shënon rastin e parë të vdekjes së asistuar për një fëmijë nën 12 vjeç

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Fitoi zgjedhjet, Kurti: Negociatat ndërpartiaket pas certifikimit, nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

    June 24, 2026
    Fitoi zgjedhjet, Kurti: Negociatat ndërpartiaket pas certifikimit, nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

    Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, do të fillojnë diskutimet me partitë e tjera politike për formimin e institucioneve të reja.

    Veçse, sipas tij, së pari duhet të zgjidhet qeveria e re e më pas presidenti.

    “Porsa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve do të nisim punën dhe diskutimi për formimin e institucioneve të reja. Konstituimin e legjislaturës të 11-të të kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti.

    Duke e komentuar këtë çështje si kryeministër në detyrë, në mbledhjen e qeverisë, poashtu në detyrë, ai tha se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme, dhe se rezultati i tyre duhet të pranohet e respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet.

    “I uroj qytetarët për procesin e lirë, demokratik zgjedhor. Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë të cilën e kemi thënë e ripërsëritur para se ato të ndodhnin. Sido që të jetë qytetarët folën sërish qartë. Rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet e përkthehet në institucione funksionale demokratike të angazhuara e përkushtuara për zhvillim e mirëqenie, arsim e shëndetësi, për siguri e mbrojtje, industri e prodhim, investime të mëdha infrastrukturore”, tha Kurti.

    Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje doli përsëri e para me 47.13 përqind./Kosovapress

    Albin Kurti Kosovë Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-komandanti i Shtabit të UÇK-së sqaron rolin e Dritan Goxhajt: Nuk ka qenë kurrë në front

    June 24, 2026

    Ministri Lamallari takon kreun e Eurojust: Mbështetja për institucionet e drejtësisë, thelbësore në rrugën drejt standardeve evropiane

    June 24, 2026

    Holanda shënon rastin e parë të vdekjes së asistuar për një fëmijë nën 12 vjeç

    June 24, 2026

    Fitoi zgjedhjet, Kurti: Negociatat ndërpartiaket pas certifikimit, nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.