Dëshmia e Kastriot Cenkos, shqiptari nga Fieri që tronditi Greqinë, por jo vetëm, me vrasjen e gruas së tij dhe fhshehjen për 1 javë të trupit të saj në banesë, është e frikshme.
Ndërkohë që mësohen të tjera detaje, nga dosja hetimore e vrasjes, ajo që bie në sy është se me sa gjakftohtësi ka kryer të gjithë veprimet pas krimit autori.
Kastritoti ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28-29 nëntorit, pas një debati.
Ai tha se e ka goditur me çekiç bashkëshorten e tij dhe më pas e ka mbytur me fishën e karikuesit të telefonit.
Sipas tij, ky veprim nuk u vu re nga fëmijët 9 dhe 12 vjeç, të cilën flinin në dhomën ngjitur. Vendosi një qese në kokën e saj me qëllim që të mos bëhej pis banesa nga gjaku i saj dhe më pas e mbështolli me çarçafin e krevatit. Fillimisht e futi atë në një vrimë që ndodhej në murin pas dollapit prej druri të dhomës së gjumit.
Në 30 nëntor, teksa mungonin fëmijët nga banesa, e mbështolli trupin me një copë, qese plastike dhe e vendosi në papafingon e banesën ku dhe u gjet.


