Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?

    December 17, 2024
    Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?

    Në Serbi nuk dihet saktësisht se sa strehimore atomike ka. Nuk dihet as cilësia e tyre. Dihet vetëm se ndërtimi i tyre është lënë pas dore.

    Dyert e rënda prej hekuri të çojnë në korridore të mëdha nën tokë, nën ndërtesën e tregut të qytetit në qendër të Nishit. Këtu mbahen stërvitje si në palestër, e cila është hapur prej vitesh. Por, ky vend në fakt është një strehimore publike, që aktualisht përdoret si qendër fitnesi. Kjo është një nga pesë strehimoret në Nish. Të tjerat janë shndërruar në magazina.

    Strehimoret jepen shpesh me qira për video lojëra, për ditëlindjet e fëmijëve, studio muzikore, ruajtjen e mallrave humanitare, arkiva dhe aktivitete të tjera.

    Mungesa e buxhetit për strehimoret

    Në juridiksionin e kompanisë për administrimin e strehimoreve në Nish janë gjithsej 53 strehimore, e në degën e Nishit përfshihen edhe Krushevci, Bori, Negotini, Zajeçari, Knjazhevci, Piroti, Leskovci,Vranja, Trsteniku dhe Prokuplja. Në të gjtiha këto vende ka 109 strehimore.

    Ndërkohë që vetëm Novi Sadi ka 158 strehimore, Çaçaku 25, ndërsa Beogradi ka 980 strehimore. Në të gjitha qytetet e Serbisëka 1442 strehimore publike nën kujdesin e ndonjë kompanie publike.

    Dragan Popoviq, menaxher i strehimoreve në Nish na tregon edhe një strehimore për raste të sulmeve bërthamore, e cila gjendet në qendër të Nishit. Këtu ka dhe shtretër. “Ka edhe një instalim të ujësjellësit, ka tualete të thata. Ka fuçi për mbeturina dhe ujë të pastër, të cilat janë projektuar për furnizim në kohëzgjatje prej tre ditësh”, thotë Popoviq për DW.

    “Ka dhe hidrantë për shuarjen e zjarreve, ka edhe një dhomë me pajisje me ajër të pastër në strehimore. Ajri vjen nga jashtë dhe filtrohet. Mund të bëhet edhe me dorë në rast të ndërprerjes së rrymës, sepse këtu kemi edhe gjeneratorë dore”, sqaron bashkëbiseduesi ynë dhe shton se kjo kompani publike është tërësisht vetëfinancuese.

    “Që nga viti 2011 nuk kemi pasur asnjë subvencion nga qeveria pasi që u hoq obligimi për pagesën e tarifave për ndërtim dhe mirëmbajtje. Është hequr edhe obligimi i investitorëve për ndërtimin e strehimores”, thotë ai.

    Mungesa e strehimoreve

    Meqenëse një strehimore e madhe mund të strehojë 300 njerëz, shtrohet pyetja nëse kjo mjafton për strehimin e popullatës. Zyrtarisht autoritetet thonë se nuk janë në gjendje t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve tona. Por në fund të nëntorit, për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është plotësisht e papërgatitur në rast të një lufte atomike me 257.000 vende në strehimore.

    Më pas ai tha se me vite nuk ka pasur asnjë investim në strehimore dhe se ky është një gabim që duhet korrigjuar. Deklarata e tij ka shkaktuar mendime të ndryshme. Një banor i Nishit thotë se nuk beson në mundësinë e një lufte bërthamore dhe se Vuçiq me këtë deklaratë vetëm po përpiqet të largojë vëmendjen e publikut nga problemet e tjera në vend.

    “Është e gjitha e ekzagjeruar, e tepruar”, thotë një tjetër. Ndërtimi i strehimoreve të reja në Serbi është marrëzi e pastër. Neve na duhet të zhvillojmë mbrojtjen civile, sepse strehimoret nuk janë përdorur as gjatë vitit 1999 dhe bombardimeve të NATO-s. Përveç kësaj, nëse shpërthen ndonjë luftë bërthamore, as strehimoret nuk do të na ndihmojnë”.

    Një i ri, që ka lindur në kohën e bombardimeve, shpjegon se as që mund ta imagjinonte se si është të jesh në një strehimore. Ai shton se nuk do të qëndronte atje. Nga ana tjetër, një zonjë e moshuar thotë se rregullimi i strehimoreve është një veprim i shkëlqyer dhe se Serbia duhet të jetë e gatshme për të gjitha situatat.

    Përveç strehimoreve që i përkasin kompanive publike, ka edhe strehimore që i përkasin të tjerëve, por të tilla ka vetëm disa dhe ato kryesisht janë shndërruar në depo. Ka edhe strehimore në ish-fabrika që janë privatizuar. Por nga Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i thanë DW se nuk kanë informacion për numrin e strehimoreve brenda objekteve të banimit.

    Gjithçka varet nga paratë, dhe paratë varen nga analiza

    Ndërtimi i strehimoreve të reja dhe meremetimi i të vjetrave kushton shumë. Hera e fundit që Serbia ka qenë aktive në ndërtimin e strehimoreve ka qenë në fillim të viteve nëntëdhjetë, në kohën e luftërave në ish-Jugosllavi. Por për ndryshime në këto fusha duhet të bëhen edhe ndryshimet e Ligjit për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe Menaxhimin e Emergjencave. Kjo do të thotë se të gjitha strehimoret që tani menaxhohen të decentralizuara do të viheshin nën administrimin e agjencisë së re për mbrojtjen civile. Kjo agjenci, sipas ekspertëve, më pas mund të blejë në mënyrë transparente gjithçka që i nevojitet – nga thasët e gjumit e deri tek pastruesit e ajrit.

    Gjatë bombardimeve, zona të shumta nëntokësore u përdorën si strehimore – si për shembull bodrumet dhe objekte të tjera. “Strehimoret bërthamore kanë një shkallë të qartë të mbrojtjes nga rrezatimi. Ato janë ndërtuar me qëllim në Serbi gjatë Luftës së Ftohtë dhe janë bërë prej betoni mbi një metër të trashë dhe më pas janë veshur me mbrojtje kundër rrezatimit”. Por Serbia ka akoma pak strehimore për të strehuar të gjithë në rast nevoje./DW

    bunkere Serbia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    April 20, 2026

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    April 20, 2026

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    April 20, 2026

    Murinjo nuk ndryshon kurrë, ja çfarë bën “Special One” pas fitores së Benfikës në derbin e Lisbonës

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.