Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë vizitës në Maqedonia e Veriut u adresua ndaj deputetëve në Kuvend, duke theksuar se siguria e Ballkanit Perëndimor mbetet një nga prioritetet kryesore të aleancës.
Ai rikujtoi se ushtarët e vendit shërbejnë në Forcat e Përparuara Tokësore të NATO-s në Bullgaria dhe Letonia, ndërsa në Kosovë marrin pjesë në misionin paqeruajtës KFOR. “Jeni bërë eksportues të sigurisë,” tha Rutte, duke nënvizuar rëndësinë e rolit të KFOR-it për stabilitetin rajonal.
Ai shtoi se patrullimet ajrore nga Greqia dhe Italia dërgojnë mesazhin se “askush nuk është vetëm në NATO. Miqtë dhe aleatët tuaj janë gjithmonë me ju”.
Rutte gjithashtu paralajmëroi për kërcënimet globale, duke përmendur Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin, dhe u ndal te rëndësia e përmbushjes së detyrimeve për shpenzimet e mbrojtjes, duke vlerësuar përpjekjet e Maqedonia e Veriut dhe aleatëve të tjerë në këtë drejtim.
Vizita përfshiu edhe një takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.


