Rrethanat e sotme komplekse të sigurisë kërkojnë vigjilencë, gatishmëri, forcim të aktiviteteve të instrumenteve për paralajmërim të hershëm dhe investime më të forta dhe të qëndrueshme në kapacitetet mbrojtëse, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte në takimin kokë në kokë me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova. Maqedonia e Veriut është një aleat besnik i NATO-s dhe kontribuon në sigurinë e të gjithë rajonit, thekuan në konferencën e përbashkët të shtypit kreu i NATO-së Rute dhe presidentja Siljanovska.
“NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida”, theksoi Rutte në Shkup.
Maqedonia e sukseshme në misionet e NATO-s
Shefi i NATO-s Mark Rutte falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që jep në kuadër të misionit të KFOR-it, ndërsa theksoi se NATO po sigurohet që ky mision të mbetet i fuqishëm.
“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-itë mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, nënvizoi Rutte.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte vlrësoi si pozitiv buxhetin që ndan vendi për mbrojtje, e cila është pak mbi 2% e prodhimit bruto në vend (BPV) , duke synuar arritjen e 5 përqindëshit siç pritet në 2035. Ai tha se është e qartë se duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët.
“Nuk është koha të jemi të kënaqur. Të gjithë partnerët duhet të bëjnë më shumë duke e rritur investimin në mbrojtje dhe duke i furnizuar plotësisht misionet dhe aktivitete e NATO-s. Kështu do të kemi më shumë siguri, rritje më të madhe ekonomike dhe më shumë vende pune”, u shpreh Mark Rutte.
Rutte e përmendi edhe Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Ankara në korrik, ku një ndër temat do të jetë edhe rritja e objektivave të shpenzimeve të mbrojtjes përtej 2% të PBV-së aktuale, pasi ky nivel është i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë afatgjatë.
Siljanovska-Davkova: NATO platformë përgjegjësie dhe vizioni të përbashkët
NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake por edhe një platformë e përgjegjësisë së përbashkët, dhe më e rëndësishmja e një vizioni të përbashkët, ndaj ne vazhdojmë të jemi një anëtar i përgjegjshëm i aleancës, ka theksuar Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova.
“Si aleat i besueshëm, ne po zbatojmë planin e investimeve në mbrojtje.Ne po kontribuojmë në mënyrë aktive në qëndrimin mbrojtës të NATO-s dhe në këtë mënyrë po demonstrojmë se siguria është një përgjegjësi e përbashkët”, theksoi presidentja Siljanovska.
Siljanovska Davkova nënvizoi, se garancia më e madhe për paqen dhe sigurinë nëBallkanin Perëndimor është integrimi i tij i menjëhershëm dhe i plotë në BE dhe për këtë arsye, tha ajo, pret që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara, vëmendje e veçantë t’i kushtohet situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor duke pasur parasysh sfidat aktuale.
“Investimi dhe garancia më e madhe jo vetëm për sigurinë tonë, por edhe për sigurinë e Evropës në tërësi është anëtarësimi ynë dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE”, u shpreh Gordana Siljanovska-Davkova.


