Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, është shprehur se aleanca është “absolutisht e bindur” se mund të sigurojë rihapjen e Ngushtica e Hormuzit.
Në një intervistë për Fox News, Rutte reagoi edhe ndaj kritikave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj NATO-s, duke theksuar se natyra e ndjeshme dhe sekrete e operacioneve ushtarake kërkon kohë për koordinim dhe planifikim mes vendeve anëtare.
Ai u shpreh se gjatë dy javëve të fundit, aleatët evropianë dhe partnerët kanë punuar për të harmonizuar veprimet dhe për të përcaktuar se si mund të veprojnë së bashku në një situatë të tillë.
Sipas tij, operacioni amerikan është thelbësor për shkak të kërcënimit që paraqet Irani, të cilin Rutte e cilësoi si një “kërcënim ekzistencial”.


