Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Turpëruan Brazilin 7-1 në 2014-ën, dy ish-lojtarët e Gjermanisë dhurojnë momente speciale pas fitores ndaj Kuraçaos

    Nëna denoncon zhdukjen e të birit/ Policia: Punohet për gjetjen e 16-vjeçarit

    Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO/ Të pandehurit për vr*sjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Rusia pretendon se Ukraina përdori raketa perëndimore për të shkatërruar një urë në rajonin e Kurskut

    August 17, 2024

    UKRAINË– Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Ukraina kishte përdorur raketa perëndimore, me gjasë raketa HIMARS të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, për të shkatërruar një urë mbi lumin Seym në rajonin e Kurskut dhe duke vrarë vullnetarë që përpiqeshin të evakuonin civilët.

    “Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketahedhës të prodhimit perëndimor, ndoshta HIMARS amerikanë”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse të premten vonë në aplikacionin e mesazheve Telegram.

    “Si rezultat i sulmit, ura urën mbi lumin Seym në rrethin Glushkovo, u shkatërrua plotësisht dhe vullnetarët që po ndihmonin popullatën civile të evakuohej, u vranë”, shkroi ajo.

    Ura thuhet se ishte një “fyt i ngushtë” logjistik, që përdorej për dërgimin e pajisjeve në vijën e parë të luftimeve.

    Shefi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrskyi tha të premten se forcat e Kievit po përparonin nga një deri në tre kilometra në disa zona në rajonin e Kurskut, 11 ditë pas fillimit të një operacioni në Rusi.

    Kievi pretendon se ka marrë kontrollin e 82 vendbanimeve në një sipërfaqe prej 1,150 kilometrash katrorë në rajonin rus të Kurskut që nga 6 gushti.

    Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi të vërtetojë në mënyrë të pavarur pretendimet e palëve për zhvillimet në fushën e betejës.

    Rusia ka akuzuar Perëndimin për mbështetjen dhe inkurajimin e ofensivës së parë tokësore të Ukrainës në territorin rus dhe tha se “pushtimi terrorist” i Kievit nuk do të ndryshonte rrjedhën e luftës.

    Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë thënë se nuk mund ta lejojnë presidentin rus Vladimir Putin ta fitojë luftën në Ukrainë, të cilën ai e filloi në shkurt të vitit 2022, deri tani e kanë paraqitur sulmin e befasishëm të Ukrainës si një veprim mbrojtës, që justifikon përdorimin e armatimeve të dërguara nga Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët në Uashington./VOA

    Kursk Rusia Ukraina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Turpëruan Brazilin 7-1 në 2014-ën, dy ish-lojtarët e Gjermanisë dhurojnë momente speciale pas fitores ndaj Kuraçaos

    June 15, 2026

    Nëna denoncon zhdukjen e të birit/ Policia: Punohet për gjetjen e 16-vjeçarit

    June 15, 2026

    Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO/ Të pandehurit për vr*sjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht

    June 15, 2026

    Manastirin ikonik të Kievit e përfshin zjarri gjatë sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.