Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Rusia nis sulmin më të madh me dronë luftarak, një ditë para telefonatës Putin-Trump

    May 18, 2025
    Rusia nis sulmin më të madh me dronë luftarak, një ditë para telefonatës Putin-Trump

    Të dielën, Rusia ndërmori sulmin më të madh me dronë ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës, duke shkatërruar banesa dhe duke vrarë të paktën një grua, një ditë para se Presidenti i SHBA Donald Trump të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin për një armëpushim të propozuar.

    Shërbimi i inteligjencës së Ukrainës tha se besonte gjithashtu se Moska kishte në plan të lëshonte një raketë ndërkontinentale balistike më vonë gjatë së dielës, si një përpjekje për të trembur Perëndimin. Moska nuk dha menjëherë një përgjigje ndaj kësaj akuze.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Uashingtonin pas një vizite të dështuar në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, u takua të dielën në Romë me nënpresidentin JD Vance dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio, në kuadër të inaugurimit të Papa Leos.

    Zelensky e përshkroi takimin si “të mirë” dhe publikoi foto ku zyrtarët ukrainas dhe amerikanë shihen të ulur në një tryezë të rrumbullakët jashtë, duke buzëqeshur. Mediat ukrainase raportuan se takimi zgjati 40 minuta.

    “Rikonfirmova që Ukraina është e gatshme të angazhohet në diplomaci të vërtetë dhe theksova rëndësinë e një armëpushimi të plotë dhe pa kushte sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Zelensky.

    Zelensky u takua gjithashtu me Papa Leoni i 14 pas Meshës inauguruese të papës në Vatikan.

    Ukraina dhe Rusia zhvilluan bisedimet e para ballë për ballë pas më shumë se tre vitesh të premten, nën presionin e Trump për të rënë dakord për një armëpushim në një luftë që ai ka premtuar ta përfundojë shpejt. Të dyja palët ranë dakord të shkëmbejnë nga 1000 të burgosur secila, por nuk arritën të bien dakord për një armëpushim, pasi Moska paraqiti kushte që një anëtar i delegacionit ukrainas i quajti “të papranueshme”.

    Liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë kishin planifikuar të flisnin me Trump përpara se presidentët e SHBA dhe Rusisë të bisedojnë të hënën, tha kancelari gjerman Friedrich Merz të dielën.

    Katër liderët evropianë vizituan së bashku Kievin javën e kaluar, ku kërkuan sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Moska nuk pranon një armëpushim. Zelensky ka deklaruar se ata iu bashkuan në një telefonatë me Trump të premten pas bisedimeve Rusi-Ukrainë./Reuters

    një ditë para telefonatës Putin-Trump Rusia nis sulmin më të madh me dronë luftarak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    April 21, 2026

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    April 21, 2026

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    April 21, 2026

    Pranvera “kthehet” në dimër në Kukës, dëbora dhe ngricat rrezikojnë prodhimet bujqësore

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.