Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kosova ende në udhëkryq

    E rëndë në Itali, nëna vr*t djalin e saj 9-vjeçar me thi*ën e kuzhinës

    EUROPOL arreston pjesëmarrës në komplotin për rrëmbimin e një trafikanti shqiptar të drogës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Rusia godet Kievin me sulmin më të madh ajror që nga fillimi i luftës

    July 4, 2025

    KIEV– Valë sulmesh me dronë dhe raketa goditën Kievin, në atë që konsiderohet si sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, duke lënë të plagosur 23 persona dhe duke shkaktuar dëme në disa rajone të kryeqytetit.

    Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi gjithsej 550 dronë dhe raketa në të gjithë territorin e Ukrainës gjatë natës. Shumica ishin dronë të tipit Shahed, ndërsa në sulm u përdorën edhe 11 raketa.

    Gazetarët e Associated Press në Kiev dëgjuan gjatë gjithë natës zhurmën e pandërprerë të dronëve mbi qytet, shpërthime të fuqishme dhe të shtëna të dendura armësh ndërsa forcat ukrainase përpiqeshin të zmbrapsnin sulmin ajror.

    Kievi ishte objektivi kryesor i sulmit. Sipas kryetarit të bashkisë Vitali Klitschko, të paktën 23 persona janë plagosur, ndërsa 14 prej tyre janë shtruar në spital.

    Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 270 objektiva, përfshirë dy raketa lundruese. Ndërkohë, 208 objektiva të tjerë u zhdukën nga radarët dhe dyshohet se janë penguar përmes ndërhyrjeve elektronike.

    Rusia goditi me sukses tetë lokacione, duke përdorur nëntë raketa dhe 63 dronë. Mbeturina nga dronët e rrëzuar ranë në të paktën 33 lokacione në qytet.

    Shërbimi Ukrainas i Radios Evropa e Lirë raporton se nga sulmi janë dëmtuar disa segmente të hekurudhës.

    “Trenat e udhëtarëve nga pjesa perëndimore po qarkullojnë në një itinerar të devijuar përmes Vyshneve dhe Darnytsia, gjë që po shkakton vonesa deri në dy orë. Aktualisht, linja Kyiv City Express operon vetëm në gjysmërrethin verior Svyatoshyn – Pochaina – Darnytsia (në të dy drejtimet). Për shkak të kombinimit me trenat e udhëtarëve, janë të mundshme devijime nga orari”, thuhet në njoftimin e autoritetit të hekurudhës së Ukrainës.

    Sulmet kanë dëmtuar edhe pjesë të infrastrukturës rrugore.

    Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe dha komentet e para publike për vendimin e administratës së tij për të pezulluar disa dërgesa armësh për Ukrainën.

    Ky vendim përfshin municione si raketat Patriot, raketat ajër-ajër AIM-7 Sparrow dhe raketat më të shkurtra Stinger, të cilat janë të domosdoshme për të ndaluar raketat dhe dronët që vijnë nga Rusia, si dhe për të rrëzuar avionët rusë.

    Kanë kaluar më pak se shtatë ditë nga sulmi ajror më i madh i mëparshëm i Rusisë gjatë luftës. Forcat ajrore të Ukrainës kishin raportuar se Rusia kishte lëshuar 537 dronë, mjete mashtruese dhe 60 raketa në atë sulm.

    Shërbimet emergjente raportuan dëme në të paktën pesë nga dhjetë distriktet e kryeqytetit./REL

    fillimi i luftës Kievi Rusia sulme me dron
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kosova ende në udhëkryq

    November 13, 2025

    E rëndë në Itali, nëna vr*t djalin e saj 9-vjeçar me thi*ën e kuzhinës

    November 13, 2025

    EUROPOL arreston pjesëmarrës në komplotin për rrëmbimin e një trafikanti shqiptar të drogës

    November 13, 2025

    Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane

    November 13, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 13 Nëntor 2025

    Surpriza, fat dhe mundësi të reja/ 4 shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë në vitin 2026

    Një projekt personal mund të marrë hov në mënyrë të papritur, horoskopi 12 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.