TIRANË– “Rrugorja” e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar ka apeluar për kujdes në lidhje me shpejtësinë në aksin rrugor Durrës -Tiranë, pas evidentimit të rasteve të tejkalimit deri në dy-fish të shpejtësisë së lejuar.
Ndërkohë njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
171 km/h deri në 181 km/h në aksin rrugor Durrës -Tiranë, ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h.
Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
#KontribuoDheTiNëSigurinëeJetës
/Radar.al


